☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 22 June 2026
S&P 500 7,473 ▼0.37%
DOW 51,713 ▲0.29%
NASDAQ 26,167 ▼1.32%
NAFTA 74.04 ▼2.39%
ARI 4,208 ▼0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,484 ▲ +0.75% ETH $1,736 ▲ +0.52% XRP $1.1329 ▼ -0.76% SOL $72.7800 ▼ -1.56%
S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.04 ▼2.39 % ARI 4,208 ▼0.89 % S&P 500 7,473 ▼0.37 % DOW 51,713 ▲0.29 % NASDAQ 26,167 ▼1.32 % NAFTA 74.04 ▼2.39 % ARI 4,208 ▼0.89 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
22 Jun 2026
Breaking
Politika

Aktivisti: Nuk ka ultimatum për dorëhqjen e Ramës, vetëm diskutime në rrjetet sociale

Aktivisti Andi Tepelena ka deklaruar në një lidhje live me gazetaren Erla Mëhilli nga sheshi para Kryeministrisë se grupi koordinues ka ndërmarrë, sipas tij, “hapin e parë” në organizimin e mëtejshëm të lëvizjes.

Tepelena theksoi gjithashtu se, krahas kërkesës për dorëheqje të panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, lëvizja nuk ka bërë ultimatum të drejtpërdrejtë.

“Ne grupi koordinues bëmë sot një hap të parë. Nuk kemi bërë ultimatum ndaj kryeministrit Edi Rama. Në rrjetet sociale ka kakofoni mesazhesh, por kjo është një lëvizje e decentralizuar, horizontale, e përbërë nga qindra grupe sociale. Ultimatumi nuk ka qenë e iniciuar nga grupi koordinues i protestës. Ky është një proces deri sa ai të japë dorëheqjen. Do të jetë një proces i gjatë, pak i lodhshëm, por në fund të tunelit do të ketë dritë. Edi Rama do të jetë i detyruar të japë dorëheqjen dhe të dëgjojë vullnetin popullor.Ky shesh do të shërbejë si hambar idesh. Ky shesh është i përfaqësuar nga grupe të ndryshme interesi si ekonomia, ligjet, siguria, mjedisi, kultura dhe të tjera. Këto grupe interesi do të konsultohen mes tyre, do të nxjerrin përfaqësues dhe do të krijojmë një asamble qytetare, e cila do të përmbajë përfaqësues të këtyre grupeve të interesit. Do të jetë një proces sa më demokratik, ku të përfshihet çdo qytetar dhe çdo grup interesi, ku do të sjellin problematikat që kanë dhe rrugëzgjidhjet përkatëse. Do të jetë një laborator idesh, krahas kërkesës për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit. Kryesisht do të jemi të orientuar drejt njerëzve jo partiakë në këtë fazë, e cila do të shërbejë në funksion të një qeverie teknike që ne kërkojmë të jetë jo partiake, të paktën për një periudhë njëvjeçare, për të bërë një kod zgjedhor të duhur dhe që partitë e vjetra dhe të reja të reformohen brenda një viti. Tentativat për përçarje nuk i marrim seriozisht. Këtu janë të ftuar të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë politike. Feja e shqiptarëve është shqiptaria. Çdo tentativë përçarjeje është e kotë dhe do të dështojë. Njerëzit janë çdo ditë në shesh, dhe nesër do të ketë protestë nga sindikatat. Çdo ditë do të ketë risi që do ta fuqizojnë protestën, për të arritur objektivin që të dalin në shesh 1 milion shqiptarë. Dhe atëherë nuk do të ketë Ramë që t’i bëjë ballë 1 milion shqiptarëve që do të jenë aty për të kërkuar dorëheqjen. Ky do të jetë një moment kur e gjithë Shqipëria do të jetë në shesh për të kërkuar dorëheqjen, dhe nuk do të jetë i largët. Qytetarët shqiptarë duhet të kenë besim. Ky është një proces pa kthim”, tha Tepelena.

Ai theksoi se qëllimi final është krijimi i një qeverie teknike jo partiake për një periudhë të përkohshme, e cila sipas tij do të mundësonte reformimin e sistemit zgjedhor brenda një viti dhe më pas rikthimin e funksionimit normal politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.