Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj k
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në votime.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha thekson se pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike dhe një mundësi për të dëgjuar zërin e qytetarëve.
Ai nënvizon se çdo votë ka rëndësi dhe se pjesëmarrja e lartë forcon zërin e shqiptarëve për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e tyre në Luginën e Preshevës.
Reagimi i ministrit Hoxha:
Të dashur bashkëatdhetarë, qytetarë të Luginës së Preshevës.
Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton.
Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike.
Çdo votë ka rëndësi.
Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Dilni dhe votoni.
Për zërin tuaj, për të drejtat tuaja, për të ardhmen tuaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.