Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit.
Ngjarja ka ndodhur në apartamentin ku jetonte një çift të moshuarish. Pas konstatimit të rrezikut, banorët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndërhyrë për largimin e bombulës nga banesa.
Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, është shmangur një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Gjithashtu, të moshuarit janë larguar nga apartamenti për arsye sigurie.
Ngjarja nuk ka pasur pasoja të raportuara, ndërsa ndërhyrja në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e situatës.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.