Alarm në Turqi! Të gjithë në pritje të Ernest Muçit pas supergolit me Kombëtaren
Supergoli i Ernest Muçit ndaj Finlandës ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka kthyer në vëmendje edhe me fanellën e Shqipërisë sulmuesin i cili po shkëlqen te Trabzonspor.
Por ndeshja ndaj Finlandës, përtej atij goli, solli edhe telashe për Muçin. Sulmuesi u dëmtua pas një goditje që mori në pjesën e prapme të këmbës dhe si pasojë e saj, mungoi në sfidën ndaj Bjellorusisë, të cilën e ndoqi si spektator nga tribuna.
Kjo situatë ka shqetësuar Trabzonspor, i cili sheh te Muçi një nga elementët më të vlefshëm dhe në formë të klubit që synon të luftojë për titullin në këtë edicion në Turqi.
Mediat pranë klubit bëjnë të ditur se tashmë pritet me padurim kthimi i Muçit për të kryer teste më të hollësishme fizike dhe për të nisur riaftësimin sa më shpejt që të jetë e mundur për sulmuesin shqiptar. Në klub shpresojnë që ky dëmtim të jetë i lehtë dhe Muçi të kthehet përsëri në fushë që në ndeshjen e fundjavës ndaj Ejupspor, pasi Trabzonspori në këtë periudhë është kthyer në një nga rivalët kryesorë të Gallatasarajt për kreun e renditjes.
PANORAMASPORT.AL



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.