🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,124 ▲ +0.24% ETH $1,704 ▼ -0.29% XRP $1.1308 ▼ -1.41% SOL $69.0900 ▼ -0.89%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…

Analisti Aleksandër Çipa tha në “Review” me Greta Topjana se protesta e 20-të para Kryeministrisë lidhet me atë që ai e cilëson si një përplasje të fortë mes qytetarëve dhe pushtetit.

Sipas tij, reagimi i publikut mori hov pas publikimit të pamjeve nga Zvërneci, me vendosjen e gardhit dhe telave me gjemba në bregdet.

Lidhur me tërheqjen zvarrë të qytetarit nga persona të maskuar në prani të policisë, Çipa argumentoi se ka pabarazi mes shtetit dhe qytetarit të zakonshëm.

“Ajo që po ndodh në këto 20 ditët e fundit, në këndvështrimin tim, ka të bëjë me realitetin e dikotomive politike. Cilat janë dikotomitë politike? Mendoj që inkandeshenca e reagimit publik startoi në momentin kur mediumet – po kryesisht rrjetet sociale – dhanë dhe përcollën në mënyrën më reaktive imazhet e futjes së gardhit dhe të telit me gjemba në det, në qytetin e Vlorës, pra në Zvërnec.

E dyta, imazhi i tërheqjes zvarrë të një qytetari që të paktën kishte klithmën e të pretenduarit të marrjes së pronës së tij nga dy maska të zeza në prezencë të Policisë së Shtetit. Por këto nuk janë të vogla, se aty verifikon diferencën që ka shteti me individin e pambrojtur. Dhe mendoj që ajo ka qenë goditja më fataliste e autoritetit dhe imazhit të shtetit në marrëdhënie me qytetarin e lirë”, tha ai.

Sipas analistit çështja e Zvërnecit ka tejkaluar debatin për pronësinë e tokës dhe është shndërruar në një debat më të gjerë siç është ai i pronësimit te natyrës.

Çipa shton se u shpreh se hapësira mes detit dhe tokës kanë qenë tradicionalisht pasuri të përbashkëta.

“Në momentin që ndodhi ajo, u shpërnda lajmi që paska shqiptarë latifondistë me 200 hektarë, me 400 hektarë apo ndoshta dhe me 4000 hektarë. Shiko, po shqiptarët e njohin territorin e tyre amëtar se kanë lindur në gjenerata dhe breza të tërë njerëzorë, por kjo nuk është thjesht me imazhin që ‘pse’, por doli ajo që quhet afera më e madhe e postkomunizmit në Shqipëri: afera e pronësimit të atdheut. Jo të atdheut, e natyrës.

Ajo që ndodhi në Zvërnec ishte pronësimi i natyrës, nuk ishte pronësimi i një territori, me kadastër e me të tjerë, por pronësimi i natyrës.

Unë jam nga vija bregdetare në origjinën time familjare, dhe që kur është krijuar në zanafillën kozmogonike, hapësira midis dallgës së detit dhe territorit që përshkron shkuma e dallgës , që është rëra, nuk kanë qenë të pronësuara. Që në zanafillë! Befas, në 2026-n doli që paska shqiptarë të cilët pronësojnë dhe dallgën, dhe rërën, dhe futin telin me gjemba në syprinën e kaltër të detit.

Kjo e ndezi gjithë këtë që po shikojmë sot dhe ne nuk duhet ta injorojmë. Janë vendosur çështje të tjera”, tha Çipa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.