☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.93 ▼0.39%
ARI 4,843 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,763 ▲ +0.73% ETH $2,359 ▲ +1.44% XRP $1.3914 ▲ +1.93% SOL $84.9000 ▲ +1.3%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.93 ▼0.39 % ARI 4,843 ▲0.4 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.93 ▼0.39 % ARI 4,843 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
16 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ali Ahmeti sulmon Ivanovin: U nxitove, Ukraina nuk është larg!

“Rrezik nga jashtë nuk ka, dhe si rrjedhojë nuk ka asnjë arsye për shpalljen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme”, thotë për TV21 lideri i BDI-së Ali Ahmeti.

Ahmeti takoi mbrëmë në Reçicë nënkryetarët e tij, për t’iu përcjelle porositë që mori dhe i dha, shefes së diplomacisë evropiane, Federika Mogerini.

Ahmeti tha se ka kërkuar ndihmë nga Mogerini që vendi të dalë nga kriza. Të njëjtën gjë, siç shpjegoi Ahmeti, e ka kërkuar edhe Mogerini nga ai.

Në deklaratën e tij dhënë televizionit 21, lideri i BDI-së tha se pret që Ivanov të tërheqe vendimin që sipas tij “ka qenë i ngutshëm” dhe t’i jepet mandati Zaevit për ta formuar qeverinë e re.

Ahmeti tha se e ka ditur se gjendja mund të përkeqësohet që nga koha kur thoshte se “Ukraina nuk është larg”.

Ai insiston se deklarata e përbashkët është përpiluar në Shkup, e jo në Tiranë.

Sipas tij, është jo e drejtë që kjo deklaratë të përdoret për nxitjen e konfliktit ndëretnik, por edhe mes dy shteteve fqinje, siç janë Maqedonia dhe Shqipëria.

Ahmeti përsërit se kjo deklaratë e përbashkët nuk është cenim për integritetin territorial të Maqedonisë.

Sipas kryetarit të BDI-së, shqiptarët po mundohet që ta nxjerrin vendin nga kriza dhe se partitë maqedonase janë ato që shkaktojnë tensione.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.