☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.15 ▼2.45%
ARI 4,329 ▼1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,972 ▼ -2.74% ETH $1,731 ▼ -3.41% XRP $1.1672 ▼ -4.05% SOL $71.1100 ▼ -3.3%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.15 ▼2.45 % ARI 4,329 ▼1.2 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.15 ▼2.45 % ARI 4,329 ▼1.2 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: Jemi për kandidatë të përbashkët, por s’bëhet me zgjidhje të njëanshme

Në një komunikim për mediat, Alibeaj tha se në mbledhjen e Kryesisë së PD-së,   u diskutua për riorganizimin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit, por nuk u tregua i qartë nëse në këto zgjedhje, ata do të garojnë me kandidatët e tyre.

Alibeaj theksoi edhe njëherë se pala tjetër nuk kanë qenë të sinqertë në negociata dhe se kërkesa e tyre kishte qenë njohja e Berishës në krye të PD-së.

Kryesia unanimisht mbështeti qëndrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve, të premten një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale. Ne kemi mbajtur një qëndrim të thjeshtë që të mos ripërsëritet ajo që ndodhi më 6 mars, ndarja. Një kandidat fitues që të bëjë bashkë demokratët. Për të qenë fitues, ne duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyra e të gjithëve. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme dhe besoj se jeni në dijeni të asaj çfarë ishte oferta, cili ishte mekanizmi më i mirë për të përcaktuar siluetën më të mirë të kandidatit fitues. Ideja ‘hajde ti më njih mua, nuk shkon’. Ne duhet t’i shërbejmë kandidatëve, t’i japim komoditetin që të zgjedhin një kandidat. Ne duam, kemi pasur qëndrimin, kemi dhënë formula zgjidhje për të gjetur një kandidat unik për demokratët që të jetë fitues. Çdo zgjidhje e njëanshme, është e papranueshme. Unë kam thënë që PD do të futet në zgjedhje”, tha Alibeaj.

Ky takim vjen një ditë pas dështimit të negociatave brenda PD, ku Alibeaj tha se pala tjetër u ulën në tryezë me kushtin për njohjen e Statutit të 11 Dhjetorit. Sali Berisha u përgjigj duke paralajmëruar se “kush prek flamurin e PD, i ka bërë shumë keq hesapet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.