🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,663 ▼1.21%
DOW 52,868 ▲0.02%
NASDAQ 26,009 ▼2.6%
NAFTA 100.87 ▲1.41%
ARI 4,028 ▼0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,748 ▼ -0.66% ETH $2,404 ▼ -0.99% XRP $1.3267 ▼ -0.9% SOL $104.5300 ▲ +0.15%
S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.87 ▲1.41 % ARI 4,028 ▼0.8 % S&P 500 7,663 ▼1.21 % DOW 52,868 ▲0.02 % NASDAQ 26,009 ▼2.6 % NAFTA 100.87 ▲1.41 % ARI 4,028 ▼0.8 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Politika

Përleshjet në Kuvend, “Etika” shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin e 20 deputetëve të PD

Sekretariati i Etikës në Kuvend pritet të mblidhet sot më 23 tetor në orën 10:00, përmes një takimi online, për të shqyrtuar kërkesën e paraqitur nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste për marrjen e masave disiplinore ndaj 20 deputetëve të Partisë Demokratike. Kërkesa vjen pas incidenteve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë seancës së fundit plenare në Parlament.

Sipas propozimit të socialistëve, për gjashtë deputetë të opozitës, të cilët akuzohen për përfshirje në veprime fizike gjatë seancës, kërkohet masa e përjashtimit nga aktiviteti parlamentar për një periudhë dymujore. Ndërkohë, për 14 deputetë të tjerë demokratë, të cilët akuzohen se penguan zhvillimin normal të punimeve duke bllokuar Foltoren, kërkohet përjashtim për 10 ditë.

Në grupin e gjashtë deputetëve për të cilët kërkohet masa më e rëndë janë Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Fidel Kreka, Luçiano Boçi dhe Besart Xhaferri.

Në dokumentin e depozituar pranë Sekretariatit të Etikës, Partia Socialiste rendit disa episode të ndodhura gjatë seancës, duke pretenduar se deputetë të opozitës kanë përdorur dhunë fizike dhe kanë fyer përfaqësues të mazhorancës.

Sipas kërkesës, Flamur Noka akuzohet se është përplasur fizikisht me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ndërsa deputeti demokrat Fidel Kreka pretendohet se ka goditur me bllokun e votimit ish-ministrin Ervin Hoxha.

Socialistët ngrenë gjithashtu akuza ndaj Belind Këlliçit, Besart Xhaferrit, Edi Palokës, Fidel Krekës dhe Luçiano Boçit, duke pretenduar se ata kanë fyer dhe kanë goditur me shishe uji deputetë të Partisë Socialiste.

Në argumentimin e tyre, deputetët socialistë përmendin edhe raste të tjera të përplasjeve gjatë procesit të votimit, duke deklaruar se Ervin Hoxha, Arkend Balla, Fadil Nasufi, Agron Malaj dhe Bujar Rexha, mes të tjerëve, janë sulmuar dhe fyer nga deputetë të opozitës. Për këto pretendime, PS i referohet edhe pamjeve filmike të regjistruara gjatë seancës plenare.

Për 14 deputetët e tjerë demokratë, socialistët kërkojnë një masë më të kufizuar, me argumentin se përfshirja e tyre në incidentet e së djeshmes lidhej kryesisht me pengimin e zhvillimit të seancës dhe bllokimin e Foltores së Kuvendit.

Në këtë listë bëjnë pjesë Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi.

Sipas kërkesës së PS-së, këta deputetë kanë marrë pjesë në bllokimin e Foltores, duke penguar vijimin e rregullt të seancës plenare dhe zhvillimin normal të punimeve parlamentare.

Pavarësisht tensioneve dhe përplasjeve të forta mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, seanca e djeshme parlamentare vijoi me votimin e çështjeve të parashikuara në rendin e ditës. Gjatë saj u miratuan gjashtë projektligje dhe tre projektvendime.

Mes vendimeve të votuara ishte edhe ngritja e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë të Reformës Territoriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.