☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.75 ▲1.85%
ARI 4,066 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $81,500 ▲ +2.1% ETH $2,369 ▲ +2.38% XRP $1.3320 ▲ +2.34% SOL $102.6700 ▲ +2.72%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.75 ▲1.85 % ARI 4,066 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: Rama po kërkon të bëjë një kurth, do t’i afiliojë protestën Berishës

Enkelejd Alibeaj, nga “Djathtas 1912”, deklaroi se Edi Rama do të donte që protesta qytetare të ishte e dhunshme.

“Kam përshtypjen që Rama do të donte ta kishte protestën e dhunshme. Për faktin sepse në sytë e njerëzve do të krijonte paralelizmin e dhunës së protestave të partive politike. Nga ana e protestuesve, e udhës do të ishte që të mund të shmangeshin aq sa është e mundshme episodet e dhunës. Nëqoftëse policia shkon, provokon dhe i godet, dy duar për një kokë janë. Sovranit i justifikohet gjithçka dhe për mua do të ishte më e mira që të bëhej maksimumi që të mund të shmangeshin edhe këto provokime, edhe ky kurth. Është një lloj kurthi që dëshiron të krijojë Rama. Po ta vini re, ajo se çfarë Rama ka kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë thjesht dhe vetëm për ta etiketuar si një protestë e afiliuar me Sali Berishën dhe me Partinë Demokratike”, tha Alibeaj në studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN.

“Sepse në raportin midis tyre është sigurisht më i fortë. Është më i dobët në raportin me qytetarët, ndaj këshilla është që do duhet që protesta të jetë paqësore, që do të thotë të ketë masivitet. Së dyti, do të uroja që të ndodhte dhe gjëja tjetër: do duhet të kalojë gjithmonë e më tepër në një moment racional, të krijimit, të shpërfaqjes së një lloj platforme politike. Pse dalin njerëzit aty? Çfarë kërkojnë? Një arsye është largimi i qeverisë. Por, tjetra është çfarë do duhet të vijë mbas rrëzimit të kësaj qeverie”, shtoi Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.