Tiranë 30°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,797 ▲0.63%
DOW 53,806 ▲0.07%
NASDAQ 26,810 ▲0.83%
NAFTA 81.16 ▼2.53%
ARI 4,414 ▼1.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,154 ▼ -0.46% ETH $1,878 ▼ -0.55% XRP $1.0055 ▼ -0.47% SOL $75.7300 ▼ -0.36%
S&P 500 7,797 ▲0.63 % DOW 53,806 ▲0.07 % NASDAQ 26,810 ▲0.83 % NAFTA 81.16 ▼2.53 % ARI 4,414 ▼1.19 % S&P 500 7,797 ▲0.63 % DOW 53,806 ▲0.07 % NASDAQ 26,810 ▲0.83 % NAFTA 81.16 ▼2.53 % ARI 4,414 ▼1.19 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Aliu: Në Klinikën e Fëmijëve është hapur Qendra për menaxhimin e obezitetit te fëmijët

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot vizitoi Klinikën Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, ku është hapur Qendra për menaxhimin dhe trajtimin e obezitetit, përkatësisht mbipeshës tek fëmijët.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se nevoja për një qendër të tillë të specializuar vjen si rezultat i të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Klinika për Sëmundje të Fëmijëve, sipas të cilave mbi 30% e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç në Maqedoni kanë peshë të shtuar trupore, ndërsa pothuajse 14% prej tyre përballen me obezitet ekstrem.

“Hapja e kësaj qendre paraqet një hap jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të shumëpritur në sistemin tonë shëndetësor. Obeziteti tek fëmijët nuk është vetëm problem estetik apo ushqimor, por një gjendje komplekse që kërkon qasje të hershme dhe multidisiplinare. Prandaj kjo qendër mundëson që një ekip i përbërë nga pediatër-endokrinologë, nutricionistë, psikologë dhe fiziatër të punojnë së bashku me fëmijët dhe familjet e tyre. Ashtu si edhe në qendrat e tjera për menaxhimin e obezitetit në vend, qasja në shërbime realizohet përmes sistemit “Termini im”. Mjeku amë ose pediatri amë fillimisht evidenton gjendjen dhe, nëse ka nevojë për trajtim specialistik, lëshon udhëzim direkt për Departamentin e Endokrinologjisë me diagnostikë molekulare-gjenetike, në përbërje të të cilit është edhe Qendra në Klinikën e Fëmijëve. Aty kryhen ekzaminime të detajuara molekulare-gjenetike, hormonale dhe metabolike për të përcaktuar shkakun e saktë të obezitetit dhe për të caktuar një plan individual të trajtimit”, tha ministri Aliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.