🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 83.38 ▼0.36%
ARI 3,603 ▲1.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,894 ▲ +3.06% ETH $1,703 ▲ +3.52% XRP $0.9545 ▲ +4.29% SOL $71.0800 ▲ +5.06%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.38 ▼0.36 % ARI 3,603 ▲1.07 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.38 ▼0.36 % ARI 3,603 ▲1.07 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Politika

Alizoti kundër aktit normativ për tubimet: Keni frikë nga protesta, po e ktheni Shqipërinë në shtet policor

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka kundërshtuar nga foltorja e Kuvendit aktin normativ nr. 5, datë 28.10.2026, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për tubimet”, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të kufizuar të drejtën e qytetarëve për të protestuar. Gjatë fjalës së tij, Alizoti deklaroi se akti normativ bie ndesh me parimet e demokracisë dhe të drejtën themelore të qytetarëve për të protestuar. Sipas tij, në Shqipëri ka shumë arsye që qytetarët të dalin në protesta, ndërsa qeveria po përdor mekanizma juridikë për t’i penguar.

“Si mund t’i ndaloni qytetarët me një akt normativ të protestojnë? Çfarë ka qytetari në demokraci më të shenjtë se protestën? Çfarë mund t’i thoni një qytetari që s’ka asgjë në jetën e tij, as punë, as arsim, as dinjitet, dhe ju i bëni akt normativ për të mos protestuar?”, u shpreh deputeti demokrat.

Alizoti akuzoi qeverinë se ka frikë nga protestat dhe se po e orienton vendin drejt një shteti policor, duke vënë në dukje rolin e policisë në ndryshimet e propozuara në ligj.

“Ju keni frikë nga protesta. Protesta mban gjallë demokracinë. Kur rritet doza e një shteti policor? Policia rrit dozën e saj për të kontrolluar qytetarin”, deklaroi ai.

Deputeti demokrat kritikoi gjithashtu faktin që, sipas tij, akti normativ i jep një rol të theksuar Policisë, ndërsa e cilësoi këtë qasje në kundërshtim me aspiratën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Ju thoni se do të shkojmë në BE me demokraci, por në të gjitha pikat e aktit normativ shoh policinë, policinë, policinë. Policia është një trupë që ushtron dhunë dhe ju doni ta trembni qytetarin me policinë?”, tha Alizoti.

Ai ngriti shqetësimin edhe për veprimet e Policisë gjatë protestave, duke iu referuar rasteve të dhunës ndaj të rinjve, si dhe pretendimeve për gjoba ndaj personave në kushte të vështira ekonomike.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.