🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,281 ▲1.36%
DOW 50,755 ▲1.14%
NASDAQ 24,010 ▲1.8%
NAFTA 82.79 ▼1.06%
ARI 3,663 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $60,003 ▼ -1.05% ETH $1,672 ▼ -1.42% XRP $0.9502 ▼ -0.23% SOL $72.2000 ▲ +1.48%
S&P 500 7,281 ▲1.36 % DOW 50,755 ▲1.14 % NASDAQ 24,010 ▲1.8 % NAFTA 82.79 ▼1.06 % ARI 3,663 ▲2.75 % S&P 500 7,281 ▲1.36 % DOW 50,755 ▲1.14 % NASDAQ 24,010 ▲1.8 % NAFTA 82.79 ▼1.06 % ARI 3,663 ▲2.75 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Alta Banka në shitje për 22,9 milionë euro, gjashtë investitorë në garë, hetimet tronditin Serbinë

Ankandi i parë për mbi 95 për qind të aksioneve të Alta Bankës në Manastir mbahet më 30 nëntor, me çmim fillestar rreth 22,9 milionë euro dhe gjashtë investitorë në garë, ndërsa në Serbi hetimet u zgjeruan me arrestimin e vëllait të pronarit të bankës dhe të drejtoreshës së "Alta Group", me një përfitim të dyshuar prej 388 milionë eurosh.

Më 30 nëntor do të mbahet ankandi i parë për shitjen e mbi 95 për qind të aksioneve të Alta Bankës në Manastir, me çmim fillestar rreth 22,9 milionë euro, siç njofton Alsat. Në garë për blerjen e bankës janë gjashtë investitorë, prej të cilëve dy janë vendas.

Ndërkohë, nga 25 nëntori, personat juridikë që kanë llogari në këtë bankë mund t’i përdorin plotësisht mjetet që u transferohen nga bankat e tjera, ka njoftuar Banka Popullore.

Paralelisht, në Serbi hetimet rreth bankës janë zgjeruar me arrestimin e Dubravko Macurës, vëllait të pronarit të bankës, dhe të Tatjana Bundalos, drejtoreshë e kompanisë “Alta Group”. Sipas prokurorisë, Macura dyshohet se ka nxjerrë para nga kasaforta e bankës dhe ia ka dorëzuar vëllait të tij, ndërsa Bundalo dyshohet se ka organizuar pagesa fiktive, përmes të cilave paratë janë transferuar në llogarinë private të pronarit. Shuma e përfitimit të dyshuar arrin në 388 milionë euro, ndërsa arrestimet në Serbi kanë nxitur reagime edhe në Maqedoninë e Veriut.

LSDM-ja thotë se Tatjana Bundalo, e arrestuar në Serbi, ka lidhje me kompani në Maqedoni dhe se të njëjtat, sipas socialdemokratëve, janë pjesë e një rrjeti biznesor që lidh VMRO-DPMNE-në me SNS-në në Serbi. “Hetimi ndaj Alta Bankës ka çuar në arrestime dhe në identifikimin e të dyshuarve të rinj. Tatjana Bundalo, drejtoresha e ‘Alta Group’ nga Beogradi, e cila është ndaluar në Serbi, është pronare e kompanisë ‘Altari Estate DOOEL’ Shkup, në Maqedoni. Përveç kësaj, ajo lidhet në cilësinë e menaxheres edhe me kompaninë ‘Alta Group DOOEL’ Shkup. Shihni se si ky oktapod, një rrjet biznesesh, ndikimi, marrëveshjesh dhe aranzhimesh, u zgjerua përgjatë boshtit VMRO–SNS, ose më saktë boshtit midis Mickoskit dhe Vuçiçit”, deklaroi Jon Fërçkovski nga LSDM-ja.

Nëse aksionet e Alta Bankës në Manastir nuk shiten në ankandin e parë, ankandet e radhës janë parashikuar të zhvillohen deri më 7 dhjetor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.