Partia e re e studentëve, pedagogu i Berishës distancohet: Nuk ka lidhje me ne, nuk e ka prodhuar sheshi!
Kreu i Sindikatës së Studentëve, Sander Kovaçi, një njeri i Sali Berishës ka komentuar krijimin e partisë së re “Të Bashkuar për Shqipërinë”, e cila u prezantua një ditë më parë si një nismë e studentëve.
I ftuar në News24, Kovaçi u shpreh se kjo parti nuk ka lidhje me studentët dhe se nuk është një produkt i protestave në shesh.
“Ta krijosh një nismë studentore, duhet të kesh të paktën 500 studentë. Ajo në fakt nuk ka lidhje me studentët, pasi është parti. Nuk është parti studentore, nuk e prodhoi sheshi. Mund të ketë persona nga sheshi, por nuk e ka prodhuar ai.
Nuk jam ftuar, disa pedagogë kanë qenë. Nuk mund të jetë një bërthamë e fortë, një parti studentore, pasi duhet të ishte më e gjerë. Lëvizja Studentore ka një bërthamë më të fortë, por nuk duhet të jenë më pak se 500 studentë që të krijohet si parti. Lëvizja studentore do të jetë një bërthamë e fortë. Shumica e fakulteteve janë të paorganizuara. Kjo është alternativë pozitive. Mendoj se kjo parti u krijua për hapje oreksi.”, tha ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.