☁️
Tiranë 14°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,267 ▲1.18%
DOW 50,664 ▲0.96%
NASDAQ 23,973 ▲1.64%
NAFTA 83.45 ▼0.27%
ARI 3,655 ▲2.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $60,030 ▼ -1.06% ETH $1,673 ▼ -1.13% XRP $0.9512 ▲ +0.15% SOL $72.2300 ▲ +1.65%
S&P 500 7,267 ▲1.18 % DOW 50,664 ▲0.96 % NASDAQ 23,973 ▲1.64 % NAFTA 83.45 ▼0.27 % ARI 3,655 ▲2.54 % S&P 500 7,267 ▲1.18 % DOW 50,664 ▲0.96 % NASDAQ 23,973 ▲1.64 % NAFTA 83.45 ▼0.27 % ARI 3,655 ▲2.54 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Zbardhet vrasja në Smillkovcë, arrestohet 38-vjeçari i dyshuar

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka zbardhur vrasjen e 38-vjeçarit nga Lubini, i gjetur pa shenja jete më 21 nëntor pranë fshatit Smillkovc të Shkupit. I dyshuari B.J., 38 vjeç nga Shkupi, është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën penale "vrasje".

Policia e ka zbardhur vrasjen e ndodhur në afërsi të fshatit Smillkovcë në Shkup. Një person është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal, siç njofton Alsat. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se me të dyshuarin është kryer bisedë zyrtare, gjatë së cilës ai ka sqaruar mënyrën e kryerjes së veprës penale, por këto detaje nuk shpalosen për opinionin.

“Më 26.11.2026 është privuar nga liria personi me iniciale B.J., 38-vjeçar nga Shkupi, për shkak të kryerjes së veprës penale ‘vrasje’. Personi është privuar nga liria lidhur me veprën penale që ndodhi më 21 nëntor, ku pas një kallëzimi paraprak në SPB Shkup, në autostradën ‘Nëna Terezë’ në afërsi të fshatit Smillkovc është gjetur një person pa shenja jete”, deklaruan nga MPB-ja.

Ngjarja është regjistruar mëngjesin e 21 nëntorit, kur në orën 06:15 në SPB Shkup është raportuar se në afërsi të fshatit Smillkovc është gjetur një person pa shenja jete. Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për E.Sh., 38-vjeçar nga fshati Lubin.

Pranë trupit të tij është gjetur edhe një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Shkupit, të cilin paraprakisht e kishte drejtuar viktima. Gjatë kontrollit fillestar të trupit është vërejtur një plagë e shkaktuar nga arma e zjarri në pjesën e këmbës, ku dyshohet se ka prekur një arterie të madhe, e shoqëruar me gjakderdhje të rëndë, që ka çuar në vdekjen e 38-vjeçarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.