🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,276 ▲1.3%
DOW 50,720 ▲1.07%
NASDAQ 24,004 ▲1.77%
NAFTA 83.02 ▼0.79%
ARI 3,659 ▲2.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,981 ▼ -0.96% ETH $1,672 ▼ -1.34% XRP $0.9500 ▼ -0.11% SOL $72.0800 ▲ +1.42%
S&P 500 7,276 ▲1.3 % DOW 50,720 ▲1.07 % NASDAQ 24,004 ▲1.77 % NAFTA 83.02 ▼0.79 % ARI 3,659 ▲2.64 % S&P 500 7,276 ▲1.3 % DOW 50,720 ▲1.07 % NASDAQ 24,004 ▲1.77 % NAFTA 83.02 ▼0.79 % ARI 3,659 ▲2.64 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Kosova

Sekuestrohen 136 kilogramë marihuanë në Kaçanik – dyshohet për përfshirjen e një polici

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për posedim dhe trafikim të 136 kilogramëve substancë narkotike të llojit marihuanë, në një operacion policor të zhvilluar të premten në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të fshatit Doganaj në Kaçanik.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka njoftuar se në këtë rast dyshohet të jetë i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Gjatë operacionit, sipas Sveçlës, janë sekuestruar edhe tri vetura, një motor me katër rrota dhe 680 euro para të gatshme.

Ministri ka bërë të ditur se gjatë aksionit njëra nga veturat e dyshuara ka tentuar t’i ikë Policisë, duke shkaktuar aksidente trafiku. Për ta ndaluar atë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin edhe armët e zjarrit.

“Njëra nga veturat e përfshira në këtë rast ngre dyshime për implikimin e një zyrtari policor në këtë veprimtari kriminale. Inspektorati Policor i Kosovës është angazhuar për të hetuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat e rastit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka theksuar se nuk do të tolerohet përfshirja e asnjë zyrtari policor në veprimtari kriminale dhe se institucionet do të angazhohen për të ruajtur besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës.

“Besimin e qytetarëve në Policinë e Kosovës do ta ruajmë dhe forcojmë përmes angazhimit të vazhdueshëm duke pastruar nga radhët e saj çdo individ të lidhur me krimin. Asnjë individ apo zyrtar nuk do të tolerohet të shkelë ligjin, e aq më pak të përfshihet në veprimtari kriminale që helmojnë rininë tonë”, ka deklaruar Sveçla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.