🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $76,222 ▲ +1.33% ETH $2,360 ▲ +0.83% XRP $1.4375 ▲ +0.07% SOL $86.8200 ▼ -0.83%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Kronika

Amaneti i fundit i Santos: Të mos dal i vdekur nga shtëpia

ARTAN-SANTOAi nuk e dinte se do të ikte kaq shpejt, por sërish nuk e kishte problem që të fliste për vdekjen. Madje, as të trembej prej saj. Të vetmen gjë që ai duket se e ka pasur frikë, ka qenë fakti se kur të vdiste një ditë, trupin e tij do e nxirrnin nga shtëpia e tij, gjë që nuk e ka dashur kurrë. “Të vdekurit nuk duhet të dalin kurrë nga shtëpitë e tyre”. Ky ka qenë amaneti i fundit i biznesmenit të njohur Artan Santo, i cili humbi jetën mëngjesin e djeshëm në mënyrë tragjike, pas atentatit mafioz në afërsi të “Bankës Credins”, në hyrje të zonës së ish-Bllokut.
 
Në shtëpinë e Artan Santos 
E hidhur ishte shija e kafes, ashtu siç ishte i hidhur edhe lajmi për vdekjen e parakohshme të tij. Në shtëpinë e Artan Santos, janë të shumtë miqtë, të afërmit dhe familjarët, kolegët, punonjësit, që kanë shkuar në shtëpinë e tij për t´i dhënë lamtumirën e fundit. Të shumtë janë ata që do e ndiejnë mungesën e njeriut “guximtar” që guxoi të bënte ëndrrat realitet dhe që me largimin e tij ka lënduar gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm. Tek pragu i shtëpisë qëndron djali i tij, i heshtur, të cilin pesha e dhimbjes e ka mbërthyer, ndërsa sytë i janë skuqur nga lotët. 

Por, vdekja e parakohshme e babait të tij, nuk e ka lejuar që të humbë toruan, pasi ka vendosur që të çojë në vend amanetin e fundit të babait të tij. “Tani ka qenë njeri i mrekullueshëm. Ai nuk ka pasur konflikte me njeri. Nuk ka ardhur trupi në shtëpi, pasi ai ka dashur gjithmonë që të vdekurit të mos dalin nga shtëpitë e tyre. Djali do plotësojë amanetin e fundit të Tanit, trupi i tij do dalë nesër nga ‘Sheratoni’, jo nga shtëpia”, rrëfen një nga të afërmit e familjes Santo.
 
Dhimbja 
Nga dhoma ku ndodhej bashkëshortja e Tanit, ashtu siç e thërrisnin të gjithë, dëgjohej herë pas here një zë vajtues. Nën efektin e qetësuesve, bashkëshortja e Tanit thërriste emrin e tij, edhe pse nuk e dinte të gjithë të vërtetën e ngjarjes. Familjarët e 58-vjeçarit pohojnë se nuk ia kanë treguar të vërtetën nuses së tij, pasi ajo nuk do ta dëgjojë të vërtetën. “Sapo i përmendim emrin e Tanit, ajo nis dhe qan. Akoma nuk e ka mësuar të vërtetën tamam”, shprehen të afërmit. 

Por, dhimbjen më të madhe e ka përjetuar vajza 28-vjeçare e bashkëpronarit të disa mediave, mes të cilave edhe e “News 24”, “Gazeta Shqiptare”, BallkanWeb dhe e Radio Rash. Ajo ka qenë me pushime në Turqi në momentin që ka mësuar për vdekjen e babait të saj dhe lajmin tragjik e ka mësuar përmes telefonit. Lotët nuk mund t’ua shohim, por përmes tyre mund të ndiejmë dhimbjen e shpirtit të tyre për fatin tragjik të njeriut të zemrës. Mëngjesin e djeshëm, në një prej zonave më të populluara në kryeqytet, u ekzekutua në mënyrë mafioze babai i dy fëmijëve, Artan Santo. Vrasja e tij tronditi gjithë opinionin, gjithë shqiptarët, të cilët u solidarizuan me dhimbjen e familjarëve të tij. 

NGA: AURORA KOROMANI

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.