☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,687 ▲0.84%
DOW 52,361 ▲0.28%
NASDAQ 26,243 ▲1.11%
NAFTA 102.26 ▼0.98%
ARI 4,040 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,413 ▼ -0.45% ETH $2,329 ▼ -1.26% XRP $1.2987 ▼ -0.63% SOL $101.6300 ▼ -0.31%
S&P 500 7,687 ▲0.84 % DOW 52,361 ▲0.28 % NASDAQ 26,243 ▲1.11 % NAFTA 102.26 ▼0.98 % ARI 4,040 ▲0.81 % S&P 500 7,687 ▲0.84 % DOW 52,361 ▲0.28 % NASDAQ 26,243 ▲1.11 % NAFTA 102.26 ▼0.98 % ARI 4,040 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Opinion

Të kundërshtosh pushtetin nuk do të thotë se di ta fitosh atë!

Nga Ardi Stefa

Një nga gabimet më të rëndomta të opozitës është të ngatërrojë aftësinë për të denoncuar pushtetin me aftësinë për ta zëvendësuar atë. Të tregosh dështimet, korrupsionin, arrogancën dhe hipokrizinë e qeverisë është një gjë; të ndërtosh një alternativë që bind qytetarët se mund të qeverisë më mirë është krejt tjetër.

Në realitet pushteti nuk humbet vetëm sepse është i keq. Ai humbet kur përballë tij ekziston një alternativë më bindëse.

Opozita mund të ketë të drejtë në çdo akuzë, të jetë e saktë në çdo denoncim dhe të fitojë duartrokitjet e turmës, por sërish mund të humbasë betejën politike. Dhe kjo, ngaqë zemërimi i qytetarëve nuk shndërrohet vetvetiu në votë, as pakënaqësia nuk përkthehet në besim dhe as dobësitë e kundërshtarit në forcën tënde.

Politika nuk është vetëm arti i të thënit se çfarë nuk shkon. Është, mbi të gjitha, aftësia për të bindur se di si t’i vësh gjërat në vend.

Por kur opozita e ngatërron zhurmën me forcën, protestën me organizimin, denoncimin me programin dhe refuzimin e pushtetit me gatishmërinë për ta marrë atë, ajo përfundon duke festuar betejat që nuk i fitojnë zgjedhjet.

Ndërkohë, pushteti vazhdon të qeverisë, jo domosdoshmërisht sepse është i mirë, por sepse kundërshtarët e tij nuk kanë arritur të bëhen bindshëm më të mirë.

Zhgënjimi që vjen pas kësaj është katastrofik. Jo vetëm sepse humbasin një apo dy zgjedhje, por sepse humbitet kohë, shterron shpresa, thellohet mosbesimi dhe një shoqëri e lodhur detyrohet të rinisë nga e para.

Ndërkohë problemet mbeten po ato dhe pushteti fiton kohë pikërisht nga paaftësia e atyre që pretendojnë ta sfidojnë.

Prandaj, opozitës nuk i mjafton të jetë kundër qeverisë. Ajo duhet të dëshmojë se është e aftë të qeverisë. Nuk mjafton të denoncojë sistemin, por të bindë se mund të ndërtojë një tjetër. Nuk mjafton të kërkojë largimin e atyre që janë në pushtet, por duhet të shpjegojë pse ata që vijnë pas tyre do të jenë ndryshe.

Ndërkohë qytetarët nuk kanë nevojë vetëm për një arsye për të rrëzuar pushtetin. Kanë nevojë për një arsye edhe më të fortë për t’ia besuar dikujt tjetër.

Të kundërshtosh pushtetin është një aftësi politike. Ta fitosh dhe ta ushtrosh atë me përgjegjësi është një provë krejt tjetër.

Dhe kush i ngatërron qëllimisht këto të dyja, nuk rrezikon vetëm humbjen e radhës. I vjedh shoqërisë edhe disa vite të tjera jete e shprese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.