Rajoni
Ambasada e SHBA: Gjykata Kushtetuese duhet të jetë në funksion të plotë
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Podgoricë u bëri thirrje politikanëve malazezë që të lënë mënjanë interesat e ngushta partiake dhe të formojnë një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur. Siç shkruan në llogarinë e Ambasadës në Twitter, funksionimi pa probleme i gjyqësorit të pavarur është një nga themelet e demokracisë dhe është vendimtar për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të Malit të Zi.
“U bëjmë thirrje politikanëve që të lënë mënjanë interesat e ngushta partiake, të arrijnë një kompromis për të dalë nga ngërçi aktual politik dhe të formojnë një Gjykatë Kushtetuese plotësisht funksionale sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.