ATHINĒ – Shpërthimi i një ndërtesë në qendrën historike lë dy të vdekur dhe katër të zhdukur
– Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi të fuqishëm që shkatërroi një ndërtesë në qendrën historike të Athinës, në zonën e Plakës, shkruan BBC.
Shpërthimi ndodhi në një lagje pranë monumenteve të njohura turistike, përfshirë Akropolin.
Sipas mediave lokale, ndërtesa përdorej edhe për akomodim turistik.
Agjencia AFP, duke cituar zyrtarë vendas, raportoi se dy viktimat janë një burrë dhe një grua amerikanë.
Ndërkohë, dy turistë të tjerë amerikanë, si dhe një shtetas grek dhe një shtetas britanik që jetonin në ndërtesë, rezultojnë të zhdukur.
Ekipet e emergjencës vijojnë kërkimet mes rrënojave të ndërtesës. Autoritetet dyshojnë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga një rrjedhje gazi.
Trupi i një gruaje u gjet të shtunën në mëngjes, ndërsa më vonë një zyrtar i shërbimit zjarrfikës grek konfirmoi edhe gjetjen e trupit të një burri.
Sipas Reuters, turistët amerikanë u konfirmuan të zhdukur pasi nuk u paraqitën në aeroportin e Athinës për fluturimin e tyre.
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për përcaktimin e saktë të shkaqeve të shpërthimit, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në zonën e prekur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.