⛅
Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,178 ▼ -0.52% ETH $2,689 ▼ -1.02% XRP $1.5477 ▼ -2.83% SOL $121.3900 ▲ +0.48%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Bota

SHBA – WSJ: Trump planifikon sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit

UASHINGTON, 26 shtator /ATSH – AA/ – Presidenti amerikan Donald Trump ka refuzuar një ofertë të Iranit për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë bashkëpunëtorëve se pret të nisë sulme të reja pasi të përfundojnë zgjedhjet e mesmandatit në nëntor, raportoi të premten Wall Street Journal (WSJ).

Gazeta, duke cituar zyrtarë të njohur me çështjen, tha se negociatorët iranianë e kanë paraqitur ofertën përmes ndërmjetësve në Katar, duke propozuar rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe rifillimin e bisedimeve bërthamore nëse Washingtoni do t’i jepte fund bllokadës detare ndaj porteve iraniane.

Zyrtarët amerikanë i kanë thënë Teheranit dhe ndërmjetësve se nuk ka plan për heqjen e bllokadës, duke vlerësuar se presioni i vazhdueshëm ekonomik përfundimisht do ta detyrojë Iranin të arrijë një marrëveshje sipas kushteve të Washingtonit, raportoi gazeta.

Sipas saj, Trump gjatë luftës shtatëmujore ka kaluar nga përpjekjet diplomatike te veprimet ushtarake dhe presioni përmes sanksioneve, ndërsa brenda administratës ka shprehur dyshime se Teherani do të pranojë të çmontojë programin e tij bërthamor, pavarësisht deklaratave publike se Irani është i gatshëm të arrijë marrëveshje pas zgjedhjeve.

Gazeta shtoi se Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka hedhur poshtë kushtet e reja për një marrëveshje, duke kërkuar rikthimin e disa elementeve të marrëveshjes paraprake të qershorit dhe duke thënë se është i gatshëm për një konflikt të zgjatur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.