🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 90.19 ▲0.91%
ARI 4,220 ▲0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,748 ▼ -0.67% ETH $2,691 ▼ -1.03% XRP $1.5101 ▼ -0.11% SOL $119.3400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.19 ▲0.91 % ARI 4,220 ▲0.97 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 90.19 ▲0.91 % ARI 4,220 ▲0.97 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Kronika

Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt takim me Ramën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur takimet e para zyrtare pas marrjes së detyrës në Tiranë. Wendt është takuar me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të kontakteve të tij të para me drejtuesit e institucioneve shqiptare.

Wendt nisi zyrtarisht misionin diplomatik më 26 shtator, kur i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj. Pas ceremonisë, kreu i shtetit zhvilloi edhe një takim kokë më kokë me ambasadorin e ri amerikan.

Me mbërritjen e Wendt në Tiranë, Shtetet e Bashkuara rikthejnë një ambasador të emëruar pas një periudhe prej më shumë se tre vitesh, gjatë së cilës ambasada amerikane u drejtua nga Nancy VanHorn si e ngarkuar me punë, pas përfundimit të misionit të Yuri Kim.

Wendt vjen në Shqipëri me një profil të theksuar ushtarak dhe sigurie. Ai ka shërbyer për më shumë se tri dekada në strukturat e ushtrisë amerikane dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në operacionet speciale dhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare.

Takimi me Ramën pritet të jetë një nga kontaktet e para politike të ambasadorit të ri në nisje të mandatit të tij, ndërsa në fokusin e misionit amerikan në Shqipëri janë vendosur edhe çështje të sigurisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe forcimi i bashkëpunimit dypalësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.