“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar
Një 28-vjeçar është arrestuar nga blutë e Tiranës i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.
Në banesën e të riut, policia ka gjetur dhe sekuestruar banesë dy armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike.
“28-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e përfshirjes së 28-vjeçarit, në veprimtari kriminale, si dhe për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, njofton policia.
Gjatë operacionit të fundit, policia arrestoi 31 persona ndërsa shpalli në kërkim 14 të tjerë. Shtatë të tjerë janë arrestuar më parë. personat e identifikuar, vepronin në të paktën 8 grupe të shtrira në Laprakë, Brakë, Jordan Misja, Selitë, Yzberisht, Allias, Tregun Elektrik dhe Qytetin Studenti.
Në secilin grup ishin identifikuar tre deri në katër shitës. Kur një grup nuk kishte lëndë narkotike, klientët adresoheshin te grupet e tjera. Aktiviteti u dokumentua përmes agjentëve të infiltruar dhe blerjeve të stimuluara, veçanërisht për shitjet pranë shkollave. Hetimi ka goditur edhe 5 furnizues të rrjetit, të dyshuar për sigurimin e heroinës dhe kokainës.
Hetimet kanë zgjatur prej 4 muajsh. Policia ka sekuestruar në total 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.