Vijon operacioni “Shkolla të pastra”, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë! U kap me dy pistoleta dhe 235 doza kokainë
Policia e Tiranës ka vijuar operacionin policor “Shkolla të pastra” duke vënë në pranga një 28-vjeçar të shpallur në kërkim. Në njoftim bëhet me dije i iu u arrestua në ambientet e një banese në rrugën “Rreshit Petrela”.
Policia gjeti dhe sekuestroi në banesë 2 armë zjarri, municion luftarak, 235 doza kokainë dhe 1 peshore elektronike. 28-vjeçari rezultonte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
“Sekuestrohen 2 pistoleta me municion, 235 doza Kokaine dhe 1 peshore elektronike. Vihet në pranga 28-vjeçari që mbante sendet e kundërligjshme, në banesë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Shkolla të pastra”, i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në afërsi të institucioneve arsimore në kryeqytet.
Në vijim të administrimit të një informacioni të siguruar gjatë punës operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, i cili gjithashtu dyshohej se mbante në banesë, armë zjarri dhe lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, organizuan punën.
Si rezultat i ndërhyrjes në ambientet e banesës në rrugën “Rreshit Petrela”, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë të dyshuarin, shtetasin O. F., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, gjetën në banesë 2 armë zjarri (pistoleta) dhe municion luftarak, që i posedonte pa leje, 363 gramë lëndë të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në 235 doza, dyshohet me qëllim shitjen, si dhe 1 peshore elektronike.
28-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e përfshirjes së 28-vjeçarit, në veprimtari kriminale, si dhe për kapjen e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të pastra”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.