☁️
Tiranë 9°C · Vranët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.26 ▲0.16%
ARI 4,070 ▼0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,469 ▲ +3.25% ETH $2,425 ▲ +5.81% XRP $1.3088 ▲ +2.23% SOL $95.4700 ▲ +2.04%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.26 ▲0.16 % ARI 4,070 ▼0.08 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.26 ▲0.16 % ARI 4,070 ▼0.08 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Ambasadori King-Smith: Shqiptarët në Britani meritojnë respekt, shkrimet në media zhgënjyese

Përmendja e vetëm shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli, nga sekretarja e punëve të brendshme, Suela Braverman në parlamentin anglez  dhe amplifikimi prej medias së atjeshme, shkaktoi një indinjatë të thellë tek shqiptarët që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe.
Dy javë më pas nga deklaratat e Suela Breverma, ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Alastair King-Smith u distancua nga retorika anti-shqiptare në parlamentin e vendit të tij dhe artikujt në media.

 “Jam i zhgënjyer prej raportimeve negative të medias në Angli. Dua ta bëj të qartë pozicionin e qeverisë Angleze. Ne vlerësojmë maksimalisht kontributin e komunitetit shqiptarë në Angli. Shumica janë në Angli legalisht duke dhënë kontributin e tyre në shoqërinë britanike. Ata njerëz meritojnë respekt njësoj si minoritetet e tjera në Britani për të pasur mbrojtjen e duhur nga gjuha e urrejtjes dhe të abuzuarit sikurse gëzon çdo individ në Britani”, tha ambasadori.

Ambasadori Alastair King-Smith foli se si duhet të jenë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

 “Ne duan që imazhi Shqipërisë dhe Shqiptarëve në Britani të Madhe të reflektojë marrëdhënien tonë pozitive mes dy qeverive dhe shoqërive tona. Ne duan të inspirojmë të rinjtë për më shumë aktivizëm e ndërtojnë të ardhmen e tyre me krenari në Shqipëri. Sikurse duam rritjen e reputacionit të Shqipërisë e shqiptarëve në Angli përfshi shtimin e prezencës angleze në Shqipëri”, theksoi ambasadori.

Këto, theksoi ambasadori King-Smith, arrihen duke forcuar partneritetin për të pasur ndikime pozitive në të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.