Kronika

Ambasadori Lu: Dorëzohen 12 mjete të blinduara nga SHBA, do rrisim mbështetjen për FA

 

Në Zall Herr, pranë Komandës së Forcave Tokësore, u zhvillua sot në mesditë, ceremonia e dorëzimit të 12 mjeteve të blinduara nga qeveria amerikane për Forcat e Armatosurta të Shqipetisë. Në këtë ceremoni ishte e pranishme Ministrja e Mbrojtjes znj.Olta Xhaçka, ambasadori i SHBA ne Tiranë, z.Donald Lu, ushtarakë te lartë, etj.

Në fjalën e tij, ambasadori Lu tha se: “Ushtarët dhe marinarët shqiptarë janë heronj të vërtetë”

Duke folur për buxhetin e mbrojtjes, ambasadori amerikan Lu tha se “Kjo është rritja më e madhe në buxhet, për herë të parë që nga anëtarësimi në NATO në 2009. Rritja e propozuar, 8 miliardë lekë është më e madhe që prej vitit 2009 kur vendi Shqipëria hyri në NATO”.

Lidhur me dhurimin e mjeteve të blinduara, ai  i cilësoi si një ndihmë e vogël e SHBA për Forcat e Armatosura, teksa nënvizoi se është kohë e artë për të qenë  ushtar ose marinar në Shqipëri. “Vitin e ardhshëm rrisim buxhetin për trajnimin e  ushtarakëve shqiptarë. Rritja e buxhetit për trajnimin e ushtarakëve shqiptarë, vlerësim për angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO”, tha Lu.

Vetë Ministrja Xhaçka, duke falenderuar ambasadorin e SHBA për dhuratën kundrejt FA, nënvizoi se marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik SHBA janë të shkëlqyera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button