Politika

Ambasadori Lu në Prokurorinë e Përgjithshme, takim me prokuroren e Përkohshme Arta Marku

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Ky është edhe takimi i parë zyrtar i kryeprokurores e cila u zgjodh të hënën nga Kuvendi i Shqipërisë pas largimit nga detyra të Adriatik Llallës, të cilit i përfundoi mandati më 7-dhjetor.

Ditën që u zgjodh mes protestave të opozitës jashtë dhe brenda parlamentit, Kryeprokurorja Arta Marku, ambasadori Lu deklaroi se komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptar presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, u shpreh Lu më 18 dhjetor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button