☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Ambasadorja e re e SHBA, Sh.S.Znj. Yuri Kim i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta: “SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm”

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas takimit me ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim. “I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan Meta, bashkëngjitur videos nga takimi me ambasadorene e SHBA.

Ndërkohë, edhe Presidenca reagon pas takimit, duke zbardhur detaje të reja të bisedës mes ambasadores Yuri kim dhe Presidentit Ilir Meta. “Presidenti Meta e uroi Ambasadoren Kim dhe e siguroi për mbështetje të plotë në realizimin me sukses të misionit të saj në Shqipëri, në interes të forcimit të marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“SHBA janë një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi”, – theksoi Kreu i Shtetit. Presidenti Meta shprehu angazhimin e Tij të plotë për forcimin e rolit të Shqipërisë, si faktor kyç për stabilitetin e rajonit dhe orientimin e tij euro-atlantik”, thuhet në reagimin e Presidencës.

Mëngjesin e sotëm ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i dorëzoi Presidentit Ilir Meta letrat kredenciale. Ajo shoqërohej në këtë takim, nga e dërguara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.