Keith Urban ende nuk e ka harruar Nicole Kidman? Zbulohen detaje nga jeta e tij pas divorcit

Keith Urban duket se po e përjeton më vështirë nga sa pritej jetën pas ndarjes nga Nicole Kidman.
Ndërsa thashethemet për një lidhje të mundshme me Jennifer Lopez kanë tërhequr vëmendjen e mediave, burime pranë këngëtarit pretendojnë se ai vazhdon të ketë ndjenja për ish-bashkëshorten.
Pas përfundimit të martesës 19-vjeçare me aktoren e njohur Nicole Kidman, këngëtari i muzikës country, Keith Urban,thuhet se po përpiqet të përqendrohet te karriera dhe projektet e tij muzikore. Megjithatë, duket se jeta personale vijon të jetë në qendër të vëmendjes.
Sipas burimeve të cituara nga mediat e huaja, Urban nuk e ka përjetuar mirë vëmendjen e madhe mediatike që pasoi ndarjen e tij, veçanërisht pas aludimeve që e lidhën me Jennifer Lopez.
Një burim ka treguar për Daily Mail se këngëtari dëshiron që publiku të flasë për muzikën e tij dhe jo për divorcin apo jetën sentimentale. Madje, sipas të njëjtit burim, Urban po punon për një album të ri, i cili përshkruhet si mjaft emocional dhe që mund të jetëfrymëzuar pjesërisht nga marrëdhënia e tij me Nicole Kidman.
Edhe pse thuhet se ai nuk është penduar për vendimin për t’i dhënë fund martesës, një person pranë këngëtarit pretendon se ai e ndjen mungesën e ish-bashkëshortes.
Aludimet për një romancë mes Keith Urban dhe Jennifer Lopez thuhet se e kanë shqetësuar këngëtarin. Sipas burimeve, ai është ndier në siklet nga spekulimet e shumta mediatike rreth personave me të cilët mund të jetë duke u takuar apo bashkëjetuar.
Urban thuhet se dëshiron që këto zëra të shuhen përpara se të vendosë të nisë një lidhje të re, duke preferuar që jeta e tij sentimentale të mbetet larg syrit të publikut.
Ndërkohë, Nicole Kidman duket se po përpiqet të ndërtojë një kapitull të ri në jetën e saj, duke vendosur në plan të parë familjen dhe dy vajzat e saj, Sunday Rose dhe Faith Margaret. Në një intervistë për Variety, aktorja ka theksuar se, pavarësisht ndryshimeve në jetën e tyre, ata do të vazhdojnë të mbeten familje.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.