⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,876 ▲ +0.42% ETH $2,262 ▲ +0.35% XRP $1.2472 ▼ -0.38% SOL $93.8400 ▼ -1.77%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Opinion

Edi Rama refuzon kandidaturën e Sali Berishës për Inspektor të Përgjithshëm

Fejton

Nga THOMA GËLLÇI

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kandidaturën e Sali Berishës për postin e Inspektorit të Përgjithshëm, duke i dhënë fund një procesi të gjatë shqyrtimi.

Vendimi nuk ka qenë i lehtë. Berisha kishte paraqitur një dosje voluminoze, me një jetëshkrim prej 36 vjetësh në politikë, një listë protestash të dështuara dhe një rekomandim të posaçëm nga vetë Partia Demokratike, e cila garantonte se kandidati nuk kishte ndër mend të largohej nga drejtimi i saj, pavarësisht detyrave shtetërore që mund t’i besoheshin.

Fillimisht, Rama e kishte pritur pozitivisht kandidaturën. Berisha ishte një personalitet me përvojë të gjatë në punët e qeverisë, veçanërisht nëpërmjet konferencave të shtypit, ku kishte zbuluar mijëra afera, shumicën e të cilave nuk kishte pasur kohë t’i dokumentonte.

Por problemi kryesor ishte ndikimi i tij në elektorat.

Sipas një studimi konfidencial të porositur nga Kryeministria, Berisha kishte një ndikim gjithnjë e më të papërfillshëm. Madje, studimi kishte konstatuar se një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve e mbështesnin Berishën vetëm me kushtin që ai të vazhdonte të ishte kryetar i opozitës.

Kjo e kishte shqetësuar kryeministrin.

— Po sikur ta emërojmë Inspektor të Përgjithshëm dhe ai të japë dorëheqjen nga PD-ja? — kishte pyetur Rama.

Në sallë kishte rënë heshtje. Taulant Balla kishte propozuar që kjo mundësi të përjashtohej shprehimisht në kontratën e punës. Mirela Kumbaro kishte sugjeruar që Berishës t’i jepej edhe një zyrë në selinë e PD-së, për të mos rrezikuar vazhdimësinë e opozitës.

Megjithatë, pas disa ditësh analizash, kryeministri kishte arritur në përfundimin se kandidatura e Dash Sulës ishte më e leverdishme.

Dash Sula, ndryshe nga Berisha, gëzonte ndikim të konsiderueshëm në Peqin. Madje, sipas raporteve të administratës, ai njihte personalisht një numër të madh banorësh, përfshirë edhe disa që nuk ishin anëtarë të Partisë Demokratike. Kjo përbënte një avantazh të pakrahasueshëm ndaj Berishës, i cili, megjithëse e njihnin të gjithë shqiptarët, mbyllnin televizorin sapo e shihnin në ekran.

Një tjetër avantazh i Dash Sulës ishte se ai mund të siguronte vota të reja për mazhorancën, ndërsa Berisha kishte vite që siguronte të njëjtat vota për opozitën, pa arritur të bënte asgjë me to.

— Saliun e kemi aty ku duhet, — kishte shpjeguar Rama. — Çfarë interesi kemi t’i japim një rrogë shteti për një punë që e bën falas prej trembëdhjetë vjetësh?

Argumenti ishte konsideruar vendimtar.

Megjithatë, kryeministri kishte kërkuar që kandidatura e Berishës të shqyrtohej deri në fund. Komisioni i vlerësimit kishte evidentuar edhe disa mangësi profesionale. Ishte shumë shabllon dhe çdo raport e niste me fjalët “Të dashur qytetare dhe qytetarë” dhe të përfundonte me thirrjen për rrëzimin e qeverisë.

Për më tepër, kandidati kishte kërkuar garanci që posti i Inspektorit të Përgjithshëm të mos ishte i kufizuar në kohë. Shqipëria, nënvizonte në kërkesën e tij, ka nevojë për disa poste që të jenë të përjetshme.

Në fund, Rama kishte marrë vendimin përfundimtar.

— Dash Sula ka Peqinin. Sali Berisha ka Gazment Bardhin, Flamur Nokën dhe Albana Vokshin. Me gjithë respektin për këta të tre, Peqini është më i madh.

Vendimi i është komunikuar Berishës nëpërmjet një letre zyrtare, ku kryeministri e falënderon për interesimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm në stabilitetin e qeverisë. Në letër thuhet gjithashtu se refuzimi i kandidaturës nuk duhet interpretuar si mungesë besimi dhe se mazhoranca mbetet e hapur për bashkëpunime të ardhshme.

Sipas burimeve tona, Berisha e ka pritur me zemërim vendimin dhe ka paralajmëruar një protestë madhështore kundër emërimit të Dash Sulës.

Kryeministri, pasi është njohur me këtë paralajmërim, ka urdhëruar që të mos bëhet asnjë ndërhyrje.

— Lëreni të protestojë. Nuk dua ta humbasim edhe Saliun për një vend pune.

Në fund të mbledhjes, kryeministri ka kërkuar që refuzimi t’i komunikohet me shumë kujdes.

— Mos ma mërzisni doktorin, se në këtë moshë mund të vendosë të dalë në pension. Dhe pastaj, kush do të na e sigurojë mandatin e ardhshëm?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.