Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.10 ▲0.71%
ARI 4,451 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,069 ▲ +1.04% ETH $1,892 ▼ -0.62% XRP $0.9893 ▼ -1.38% SOL $75.2100 ▼ -0.41%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.10 ▲0.71 % ARI 4,451 ▼0.51 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.10 ▲0.71 % ARI 4,451 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Politika

Amendamenti i BE për zonat e mbrojtura, Tabaku i përgjigjet Ramës: Disinformuesi më i madh i opinionit publik në Shqipëri

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas miratimit në Parlamentin Europian të amendamentit mbi Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë 2025, ku kërkohet vendosja e një moratoriumi për lejet dhe ndërhyrjet e reja në zonat e mbrojtura deri në harmonizimin e plotë të legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Europian.

Përmes një postimi në facebook, Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama për dezinformim të opinionit publik dhe tha se amendamenti i miratuar në Parlamentin Europian mbështet shqetësimet e ngritura prej kohësh për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura të miratuara gjatë vitit 2024.

Sipas saj, këto ndryshime krijuan mundësi për përfitime të interesave të ngushta në territore me vlera të larta natyrore dhe mjedisore, ndërsa theksoi se disa prej përfituesve të këtyre skemave janë aktualisht nën hetim nga SPAK.

Postimi:

Disinformuesi më i madh opinionit publik në Shqipëri foli përsëri!

Euforia e atyre që kanë ngritur një sistem në shërbim të pakicës dhe jo të interesit publik nuk mund të fshehë të vërtetën.

Një nga mekanizmat përmes të cilëve u ndërtua ky sistem ishte ndryshimi i ligjit për zonat e mbrojtura në vitin 2024. Përmes këtyre ndryshimeve u hap rruga që prona dhe troje me vlerë të jashtëzakonshme të kalonin në duart e interesave të ngushta, ndërsa sot disa prej përfituesve të kësaj skeme janë nën hetim nga SPAK.

Pikërisht për këtë arsye, amendamentet e Parlamentit Europian kërkojnë rikthimin e kuadrit ligjor përpara ndryshimeve të vitit 2024. Njësoj siç kërkojnë heqjen e ligjit të investimeve strategjike, një ligj që është shndërruar në simbol të trajtimit preferencial, privilegjeve dhe kapjes së shtetit nga interesa të veçanta.

Shqipëria mund të bëhet pjesë e Europës vetëm duke çmontuar sistemin e pakicës që punon për një grusht njerëzish dhe që ka dëmtuar ekonominë, konkurrencën dhe besimin te shteti. Kjo kërkon reforma të thella, institucione të forta dhe barazi para ligjit.

Ata që ndërtuan arkitekturën e shtetit të kapur nuk mund të jenë ata që do të ndërtojnë Shqipërinë europiane.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.