Amorim: Milani do titullin, por kemi nevojë për kohë!
Vigjilja e derbit të Milanos ka gjetur kuqezinjtë në një moment negativ. Në konferencën e sotme për shtyp trajneri portugez i Milanit ka pranuar se skuadra e tij aspiron të fitojë titullin edhe pse pikët e humbura deri më tani i vështirësojnë shumë këtë mision.
“Scudetto është gjithmonë objektivi, por është gjithmonë më e vështirë pasi kemi humbur disa pikë. Mendoj se duhet të përqendrohemi edhe të përmirësohemi, duhet të luftojmë. Duam të fitojmë, por nuk duam të fitojmë një vit dhe të gjendemi në të njëjtën situatë vitin tjetër. Nëse je Milani, objektivi është gjithmonë titulli, por sot duhet të kuptojmë se ka një diferencë krahasuar me kryesuesit e kampionatit. Le të fitojmë ndeshjen tjetër dhe gjithçka do të qetësohet, por objektivi është të fitojmë titullin, por nuk e di se sa kohë do të na duhet të arrijmë deri aty”, tha Amorim. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.