🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.66 ▼14.42%
ARI 4,843 ▲3.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,671 ▲ +4.66% ETH $2,245 ▲ +6.83% XRP $1.3745 ▲ +4.44% SOL $84.9100 ▲ +6.52%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.66 ▼14.42 % ARI 4,843 ▲3.37 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.66 ▼14.42 % ARI 4,843 ▲3.37 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Analistët mbi përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të qeverisë së Malit të Zi

Analistët në Mal të Zi presin që qeveria e re të rivendos qëndrueshmërinë politike dhe përmbushjen e detyrimeve reformuese drejt integrimeve euroatlantike.

Qeverinë malazeze, sipas analistëve, e presin sfida të shumta politike që kanë të bëjnë me funksionalitetin e institucioneve në vend, të ngjashme me emërimin e gjykatësit në Gjykatën Kushtetuese që u bë kohë më parë, apo me marrëveshjen e opozitës dhe kryeministrit për regjistrimin e popullsisë që po zhvillohet këto ditë në Mal të Zi.

Analistët i vlerësojnë disa veprime të qeverisë së re malazeze, që sipas tyre, inkurajon në rivendosjen e qëndrueshmërisë politike dhe funksionalitetin e institucioneve në Malin e Zi.

Analisti Bekim Çobaj, vë në dukje, se qeverinë e presin sfida shumë interesante në rrugëtimin e saj.

“Muajve në vijim do të kemi një situatë mjaftë interesante si nga ana politike ashtu edhe ekonomike. Qeveria aktuale duhet që tu jap përgjigje disa sfidave shumë të rëndësishme”, thotë zoti Çobaj.

Edhe analisti i njohur Velija Muriq e sheh si domosdoshmëri përmbushjen e detyrimeve reformuese të qeverisë drejt integrimeve euroatlantike.

“Në këtë kuadër pres që qeveria të bëjë përpjekje serioze drejt integrimeve euroatlantike”, thotë zoti Muriq.

Zoti Çobaj thotë se kjo qeveri, e përbërë nga forca të ndryshme politike, ka nevojë për marrëveshje dhe kompromise.

“Pas ndryshimeve që ndodhën në vitin 2020, e kemi të qartë se tani në Mal të Zi nuk ka një strukturë dominuese politike. Situata është krejt ndryshe, janë disa subjekte, të cilët e kanë një fuqi gati të barabartë dhe që është e nevojshme marrëveshja dhe kompromisi mes tyre që të formohet një qeveri stabile”, tha analisti Çobaj.

Analistët vlerësojnë emërimin e gjykatësit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi, që ishte e bllokuar nga shtatori i vitit të kaluar dhe e cilësojnë si një hap pozitiv marrëveshjen e qeverisë dhe opozitës malazeze mbi regjistrimin e popullsisë që po mbahet këto ditë në Mal të Zi.

Ndërkaq, edhe BE mirëpret rikthimin e qëndrueshmërisë politike në Malin e Zi.

“Konsensusi dhe vullneti politik nevojiten për të rivendosur urgjentisht funksionalitetin e institucioneve demokratike dhe për ti përmbushur detyrimet reformuese”, thuhet në projekt përfundimet që pritet të miratohet në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel me 12 dhjetor.

“Mali i Zi duhet të ripërqendrojë pa vonesë përpjekjet e tij në përmbushjen e standardeve të përkohshme të kapitujve 23 dhe 24 mbi sundimin e ligjit. Asnjë kapitull tjetër nuk do të mbyllet përkohësisht përpara se të arrihet ky moment historik”, thuhet në projekt dokumenin e BE-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.