☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 13 June 2026
S&P 500 7,431 ▲0.5%
DOW 51,202 ▲0.7%
NASDAQ 25,889 ▲0.31%
NAFTA 84.88 ▼3.23%
ARI 4,239 ▲3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
₿ CRYPTO
BTC $64,245 ▲ +0.57% ETH $1,681 ▲ +0.56% XRP $1.1472 ▲ +1.19% SOL $68.3300 ▲ +1.38%
S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 % S&P 500 7,431 ▲0.5 % DOW 51,202 ▲0.7 % NASDAQ 25,889 ▲0.31 % NAFTA 84.88 ▼3.23 % ARI 4,239 ▲3.03 %
EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174 EUR/USD 1.1569 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9219 EUR/ALL 95.1623 EUR/MKD 61.6443 EUR/RSD 117.3751 EUR/TRY 53.5772 EUR/JPY 185.37 EUR/CAD 1.6174
13 Jun 2026
Breaking
Kosova

Analistët: Pa konsensus politik, vendi rrezikon zgjedhje të reja

Pas deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, se është i gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera sidomos për zgjedhjen e presidentit, njohësit e rrethanave politike në vend ndajnë mendime të ndryshme. Derisa disa e shohin këtë si një hap të domosdoshëm pas mesazhit të qartë që votuesit dhanë përmes mospjesëmarrjes në zgjedhje, të tjerët mbeten skeptikë dhe paralajmërojnë rrezikun e një bllokade të re politike që mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje.

Deklarimi i kryeministrit në detyrë se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën për krijim të institucioneve, po shihet si e vetmja rrugë për të shmangur një krizë të re institucionale. Profesori universitar, Mazllum Baraliu, tha për Radio Kosovën se e konsideron këtë deklaratë si një shenjë të mirë dhe pa alternativë. Sipas tij, dalja jashtëzakonisht e ulët e qytetarëve në zgjedhje , më e ulëta që nga viti 2000, ishte një leksion dhe një mesazh i qartë i indinjatës së votuesve ndaj sjelljeve të klasës politike.

“Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit kemi vetëm 60 ditë kohë; për të mos shkuar në zgjedhje tjera duhet një marrëveshje ose bashkëqeverisëse ose ndonjë kandidat konsensual që ta kemi presidentin e zgjedhur, e pastaj të shkohet në zgjedhjen e qeverisë”, tha Baraliu.

Nga një këndvështrim tjetër, profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, sugjeron se bashkëpunimi nuk duhet të kufizohet vetëm te çështja e presidentit. Ai vlerëson se vendi ka nevojë për një diskutim më të gjerë e përmbajtësor mbi politikat 4-vjeçare qeverisëse, në mënyrë që të ndërtohet një narracion më premtues dhe të shmangen skenarët e zgjedhjeve të parakohshme.

” Mendoj që vetëm për presidentin nuk do të kemi sukses, po vërehet që po ka një parapërgatitje që eventualisht, nëse dështon diçka gjatë rrugës, të kemi prapë zgjedhje këtë vit. Mënyra se si po ndërtohet dialogu dhe narracioni publik nuk është premtuese”, tha ai.

Ndërkaq, analisti politik, Shkelzen Dakaj, rikujton se qytetarët presin përgjegjësi nga klasa politike për të mos lejuar zvarritje të mëtutjeshme të proceseve. Sa i përket postit të presidentit, ai vë në pah sfidat që mund të shfaqen në arritjen e një kompromisi mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për kandidaturën e Vjosa Osmanit.

“Do të jetë e pakapshme nëse edhe njëherë shohim lojëra politike… Mund të shohim zvarritje për disa muaj e ndoshta nuk përjashtohet mundësia të shkojmë prapë në zgjedhje”, tha Dakaj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje është shprehur se është optimist për procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, ai theksoi se nevojitet bashkëpunim me opozitën./RTK

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.