☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,314 ▼0.99%
DOW 50,270 ▼1.18%
NASDAQ 25,345 ▼1.3%
NAFTA 91.12 ▲3.31%
ARI 4,150 ▼3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,280 ▲ +2.24% ETH $1,649 ▲ +1.53% XRP $1.1220 ▼ -0.25% SOL $65.0100 ▲ +1.61%
S&P 500 7,314 ▼0.99 % DOW 50,270 ▼1.18 % NASDAQ 25,345 ▼1.3 % NAFTA 91.12 ▲3.31 % ARI 4,150 ▼3.19 % S&P 500 7,314 ▼0.99 % DOW 50,270 ▼1.18 % NASDAQ 25,345 ▼1.3 % NAFTA 91.12 ▲3.31 % ARI 4,150 ▼3.19 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Analisti komenton zgjedhjet në PD: Ka vetëm një kandidat, nuk ka kuptim të ketë proces

Të shtunën më 23 maj, Partia Demokratike do të zhvillojë procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ku Sali Berisha është i vetmi kandidat. I ftuar këtë të martë në Euronews Albania me Mirela Milori, analisti Mentor Kikia u shpreh se në këtë situatë, kur ka vetëm një kandidat, nuk ka zgjedhje.

Sakaq, ai theksoi se rruga më e mirë që duhet të ndjekë PD është të mos zhvillojë zgjedhje, ku sipas tij në këtë mënyrë shmangen edhe përplasjet brenda partisë.

“Ajo që ndodh, apo që ka ndodhur tashmë në Partinë Demokratike, është një situatë në kufijtë e qesharakes. E dëgjova zotin Berisha që tha sot sërish prapë atë shprehjen që këto janë zgjedhjet më demokratike, më serioze, dhe unë s’kuptoj se ku janë zgjedhjet këtu?

Pa dyshim që do të ketë një proces votimi dhe, me sa jam informuar, do të ketë një alternativë ku votuesi të jetë dakord ose jo dakord me faktin që zoti Berisha të jetë kryetar i Partisë Demokratike. Pra, do të jetë një lloj referendumi partiak për Berishën dhe jo zgjedhje midis një, dy apo më shumë kandidatëve. Pra, nuk ka zgjedhje, ka një shprehje vullneti apo votëbesimi ndaj një individi.

Dhe në përfundim mund të rezultojë që 90% mbështesin Berishën dhe 10% nuk e mbështesin Berishën, por s’kanë një kandidat tjetër për ta mbështetur. Por në kushtet kur s’ka një kandidat tjetër, s’do ketë asnjë përfaqësues tjetër në atë të ashtuquajturin komision zgjedhor për të verifikuar se kush votoi pro dhe kush nuk votoi.

Prapë, përtej kësaj artifice, nuk ka zgjedhje. Dhe unë vazhdoj të mos e kuptoj se përse duhej bërë gjithë kjo zhurmë në Partinë Demokratike, të shpenzoheshin kaq shumë energji me kandidatë, me luftë, me sharje, me britma me njëri-tjetrin, me padi e me gjykata, kur nuk ka ndërmend të bëjë zgjedhje. Të bëjë të njëjtën gjë që bëri Rama! Nuk ka zgjedhje. Nuk ka në asnjë parti politike shqiptare, sepse në Shqipëri nuk ka demokraci brenda partive politike. Nuk ka procese zgjedhore, s’ka transparencë, s’ka llogaridhënie, nuk ka asgjë fare.

Atëherë, kur nuk ka, nuk ka! Dhe nuk ke pse të bësh zhurmë kur nuk ke ndërmend të bësh zgjedhje, dhe akoma më shumë, t’i shesësh ato, edhe tre ditë para zgjedhjeve, t’i shesësh këto si zgjedhje. Kështu që, në këtë kuadër, më duket se jemi në atë pikën fundore të degradimit të politikës në një situatë qesharake”, është shprehur ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.