☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,874 ▲ +0.23% ETH $2,683 ▼ -0.05% XRP $1.4919 ▼ -0.46% SOL $119.7000 ▼ -0.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Arte

Anbeta Toromani: Rikthim pas disa vitesh në Teatrin e Operës dhe Baletit me baletin “Carmen”

Nga Julia VRAPI

“Carmen” nga kompozitori francez Georges Bizet është një balet me një përmbajtje emocionuese dhe dramatike, duke u bërë një nga veprat më të dashura dhe të shfaqura në teatrot në botë. Baleti “Carmen” vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në një produksion të ri, që rikthen në skenë dhe balerinën e njohur Anbeta Toromani.

Një balet premierë në të gjithë komponentët e tij në skenën tonë, me koreografi nga Amedeo Amodio, mbi muzikën e Georges Bizet, me një qasje të re muzikore nga Giuseppe Calì. Anbeta Toromani, një emër shumë i dashur për publikun tonë dhe me një karrierë ndërkombëtare me këtë rikthim pas disa vitesh në TKOB, ajo vjen në rolin titullar të Carmen.

Teatri ka ndarë në faqen e tij një videomesazh të artistes Anbeta Toromani, që shpreh kënaqësinë dhe emocionin e rikthimit në Teatrin e Operës dhe Baletit pas disa vitesh, duke u shprehur e lumtur për pjesëmarrjen në baletin “Carmen” dhe duke ftuar publikun të ndjekë shfaqjen. “Jam në Teatrin e Operës dhe Baletit, një rikthim pas disa vitesh. Është një kënaqësi e madhe për mua. Kthehem me një spektakël që quhet “Carmen”, me koreografi të Amedeo Amodios. Jemi e gjithë trupa e baletit dhe gjithë Teatri i Operës dhe Baletit, së bashku me dy guest, që janë Alessandro Macario dhe Luca Curreli, në rolet Don Jose dhe Escamillo. Jemi shumë të lumtur, që jemi pjesë e kësaj shfaqje dhe shpresojmë të bëjmë një punë të mirë dhe të dalim me sukses.

Ju ftojmë të gjithëve në datat 4 dhe 5 maj, si edhe 9 dhe 10 maj me kastin e dytë që janë Dion Gjinika, Adela Muçollari dhe Sabina Maklekaj””, shprehet Toromani. Vepra kompozitorit francez Bizet është me libret të shkruar nga Henri Meilhac dhe Ludovic Halévy. Subjekti i kësaj vepre është marrë nga novela me të njëjtin titull e Prosper Merimée. Vepra vjen në skenën tonë si premierë, që do të vijojë për 4 mbrëmje. Solistët, trupa e baletit dhe orkestra simfonike e TKOB-së. Dirigjent është Gridi Kraja, skenografia dhe kostumografia Luisa Spinateli. Rikthimi me Carmen Anbeta Toromani është një balerinë dhe koreografe e njohur, e cila gjatë karrierës së saj ka interpretuar role kryesore në balete të njohura si “Giselle”, “Don Chisciotte”, “Cenerentola”, “Paquita” dhe “Carmen”.

Aktiviteti i saj artistik ka spikatur edhe në spektakle italiane dhe shfaqje në skena ndërkombëtare, jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj. Këtë herë, ajo rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit për premierën e baletit “Carmen”. Ky balet pasqyron pasionin, dramën dhe tragjedinë e jetës, dhe interpretimi i Anbeta Toromanit në rolin e Carmen sjell një interpretim të fuqishëm dhe emocional, duke ofruar një përvojë të veçantë për publikun. Performanca e saj e bën këtë balet një ngjarje të rëndësishme dhe emocionuese për ata që do ta ndjekin në TKOB. “Carmen” është e njohur dhe si vepra më e mirë e kompozitorit Georges Bizet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.