☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 98.88 ▲1.78%
ARI 4,107 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,746 ▼ -0.14% ETH $2,440 ▼ -0.26% XRP $1.3430 ▲ +0.55% SOL $105.1000 ▼ -0.79%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.88 ▲1.78 % ARI 4,107 ▼1.05 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 98.88 ▲1.78 % ARI 4,107 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

Andoni: Kapitulli për mjedisin mbetet ndër më të vështirët, qeveria duhet të japë përgjigje për zonat e mbrojtura

Analisti Ben Andoni, në emisionin “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi, theksoi se baza reale e protestës lidhet me rreth 40 shoqata mjedisore, të cilat prej kohësh kanë shprehur shqetësimin për mbrojtjen e zonave të mbrojtura.

Sipas tij, puna e tyre ka nisur shumë më herët se shpërthimi i protestës, duke u fokusuar te rreziku që i kanoset mjedisit nga lejet e ndërtimit dhe mungesa e zbatimit të ligjit.

Andoni nënvizoi se rezolutat e Parlamentit Evropian nuk kanë dispozita të detyrueshme ligjore për vendet që janë në proces negocimi për anëtarësim në BE.

“Në asnjë instancë – qoftë në parlamentet lokale apo në Parlamentin Europian, rezolutat nuk kanë fuqi detyruese, por shërbejnë si dokumente kryesore kur vendi përballet me kapitujt e negociatave.

Mw tej ai tha se,  “Kryeministri Rama e ka thënë prej kohësh se kapitulli më i vështirë është ai për mjedisin, dhe kjo është shumë e vërtetë,” u shpreh ai, duke shtuar se qeveria shqiptare duhet të japë përgjigje brenda këtij viti për çështjen e zonave të mbrojtura.

Sipas tij, përveç protestave, prioritare për qeverinë mbeten edhe lejet e ndërtimit që janë premtuar.

“Në këtë kontekst mendoj se qeveria shqiptare po luan shumë duke e sfumuar. Në fakt rezoluta duhet të ishte parë me sy të ftohtë,” vijoi Andoni.

Andoni kujtoi se Shqipëria, përveç ligjit për mbrojtjen e zonave të mbrojtura, ka edhe detyrime për respektimin e konventave ndërkombëtare ku është palë.

“Kjo e bën çështjen e mjedisit një nga sfidat më të mëdha të vendit në procesin e integrimit evropian.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.