☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 28 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 96.29 ▲4.2%
ARI 4,190 ▼3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
₿ CRYPTO
BTC $82,927 ▼ -2.28% ETH $2,656 ▼ -1.97% XRP $1.4904 ▼ -3.01% SOL $118.5600 ▼ -4.43%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.29 ▲4.2 % ARI 4,190 ▼3.03 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 96.29 ▲4.2 % ARI 4,190 ▼3.03 %
EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107 EUR/USD 1.1385 EUR/GBP 0.8602 EUR/CHF 0.9441 EUR/ALL 92.0779 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5417 EUR/TRY 55.7151 EUR/JPY 179.28 EUR/CAD 1.6107
28 Sht 2026
Breaking
Politika

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, është sot pjesëmarrëse në Konferencën Ndërparlamentare që po zhvillohet në Tiranë me temë diskutimi integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane.

Kryediplomatja de Sousa theksoi progresin që Shqipëria ka bërë në disa fusha kryesore në kuadër procesit të anëtarësimit, duke nisur nge reforma në drejtësi, ekonomi e deri te mbrojtja e të drejtave të njeriut.

“Për Shqipërinë, ky projekt ka hyrë në fazë të re, duke hapur grupkapituj dhe mbyllur provizore 3. Shumë arritje të mira që tregojnë se ka një ecuri konkrete. Tregon që edhe e ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet e prekshme. BE ka njohur ecurinë në fusha të ndryshme, reforma në drejtësi ka shndërruar panoramën e gjyqësorit. Procesi i vettingut, krijimi i fuqizimi i institucioneve të pavarura gjyqësore, barazia gjinore, mbrojtja ndaj dhunës, e drejta e fëmijëve, mbrojtja e të dhënave. Dhe reformat ekonomike po ecin përpara. Është një proces që ndihmon qytetarët që vetë ata të ndjejnë efektin shndërrues që sjell anëtarësimi në BE. Sa më pranë ecni me anëtarësimin, aq më impenjativ bëhet procesi”, tha ajo.

Ndër të tjera, Sofia Moreira de Sousa tha se demokracia funksionale e një vendi matet jo vetëm me mënyrën e organizimit të zgjedhjeve, por dhe me rolin e Kuvendit si dhe respektimin e lirisë së fjalës e të drejtave themelore.

“Demokracia nuk matet vetëm me mënyrën sesi organizohen zgjedhjet, liria e fjalës është thelbësore. Matet dhe me mënyrën sesi e luan rolin Kuvendi. Bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm. Mbani fokusin te gjërat kryesore. Ky shndërrim të vazhdojë që përfitimet e reformave të ndihen nga qytetarët”, tha ajo.

Sofia Moreira de Sousa ka marrë detyrën e re në fillim të këtij muaji. Përpara emërimit në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, detyrë që mbajti nga shtatori 2021.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.