🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,722 ▲0.23%
DOW 51,554 ▲0.4%
NASDAQ 27,011 ▲0.27%
NAFTA 94.21 ▼0.42%
ARI 4,308 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,731 ▼ -0.46% ETH $2,689 ▲ +0.72% XRP $1.5801 ▲ +4.93% SOL $120.1900 ▲ +3.91%
S&P 500 7,722 ▲0.23 % DOW 51,554 ▲0.4 % NASDAQ 27,011 ▲0.27 % NAFTA 94.21 ▼0.42 % ARI 4,308 ▲0.23 % S&P 500 7,722 ▲0.23 % DOW 51,554 ▲0.4 % NASDAQ 27,011 ▲0.27 % NAFTA 94.21 ▼0.42 % ARI 4,308 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Greqia

Anija turistike “Gemini” nxirret në ankand në Greqi për borxhet e Miray Cruises

Anija turistike "Gemini" e kompanisë turke Miray Cruises nxirret në ankand në Greqi më 21 tetor 2026, me çmim fillestar prej 3.8 milionë eurosh, për shlyerjen e borxheve të operatorit.

Anija turistike “Gemini” e kompanisë turke Miray Cruises do të dalë në ankand në Greqi më 21 tetor 2026, në përpjekje për të shlyer borxhet e operatorit. Lajmin e publikoi sot portali grek financiar New Money, sipas të cilit ankandi do të mbahet me çmim fillestar prej 3.805.462 eurosh — një vlerë e llogaritur mbi bazën e vlerës së anijes si skrap, pra si hekurishte.

Ankandi organizohet nga Anira Shipping Services dhe synon shlyerjen e një kërkese monetare prej rreth 22.772 eurosh. Anija u sekuestrua në qershor 2026, pasi kishte qëndruar dy muaj në gjirin e Karistosit, në ishullin Eube. Më 24 qershor, “Gemini” u tërhoq në portin e Elefsinës, pranë Pireut, ku qëndron e ankoruar edhe sot.

Sekuestrimi erdhi si pasojë e borxheve të Miray Cruises ndaj bankës turke DenizBank. Ndërkaq, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) e kishte klasifikuar anijen si “të braktisur” që më 21 maj 2026, ndërsa ekuipazhi ankohej për paga të papaguara.

“Gemini” është ndërtuar në vitin 1992 në Valencia të Spanjës, ka 19.093 tonë dhe kapacitet për 960 pasagjerë e rreth 400 kabina. Ajo u ble nga Miray Cruises në vitin 2020. Por gjendja e saj teknike është e dobët: raportohet korrozion në shumë zona, probleme me tubacionet, certifikata të pezulluara dhe një flamur të dyshimtë të Kamerunit.

Anija ndodhet nën juridiksionin e Rojës Bregdetare të Elefsinës, është e ndaluar të lundrojë dhe ofrohet për shitje me parimin “as is, where is” — ashtu siç është, aty ku është.

Burimi: Cruise Industry News

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.