🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,740 ▲0.46%
DOW 51,792 ▲0.86%
NASDAQ 27,075 ▲0.51%
NAFTA 92.17 ▼2.58%
ARI 4,324 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,872 ▼ -0.85% ETH $2,688 ▼ -0.09% XRP $1.5721 ▲ +3.04% SOL $121.2900 ▲ +3.52%
S&P 500 7,740 ▲0.46 % DOW 51,792 ▲0.86 % NASDAQ 27,075 ▲0.51 % NAFTA 92.17 ▼2.58 % ARI 4,324 ▲0.61 % S&P 500 7,740 ▲0.46 % DOW 51,792 ▲0.86 % NASDAQ 27,075 ▲0.51 % NAFTA 92.17 ▼2.58 % ARI 4,324 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Von der Leyen nis turin ballkanik, vizita në Shqipëri, Kosovë, Malin e Zi dhe MV

BRUKSEL, 25 shtator/ATSH-ANSA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë javën e ardhshme një tur në Ballkanin Perëndimor, ku do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Olof Gill, von der Leyen do të kryesojë fillimisht mbledhjen e Kolegjit të Komisionerëve të mërkurën, përpara se të nisë turin rajonal.

Ndalesa e parë do të jetë Tirana, ku presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidentin e Republikës, Bajram Begaj, dhe kryeministrin Edi Rama.

Të enjten, von der Leyen do të vijojë vizitën në Prishtinë, ku pritet të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më pas, ajo do të udhëtojë drejt Podgoricës, ku do të zhvillojë takime me presidentin Jakov Milatoviç dhe kryeministrin Milojko Spajiç.

Turin në rajon, presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë në Shkup, me një vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Vizitat në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi janë shtyrë, ndërsa Komisioni Evropian ka bërë të ditur se vendimi lidhet me zgjedhjet e ardhshme në këto vende.

Në lidhje me Serbinë, raportime të tjera kanë ngritur edhe mundësinë që në vendimin për shtyrjen e vizitës të kenë ndikuar zhvillime të tjera politike dhe reagimet lidhur me aktivitete përkujtimore që nderojnë ish-komandantin serb të Bosnjës, Ratko Mladiç.

Turit të von der Leyen në Ballkanin Perëndimor pritet t’i kushtohet vëmendje e veçantë në kuadër të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me rajonin dhe procesit të integrimit evropian./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.