🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,740 ▲0.46%
DOW 51,766 ▲0.81%
NASDAQ 27,077 ▲0.51%
NAFTA 92.17 ▼2.58%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,888 ▼ -0.75% ETH $2,689 ▼ -0.02% XRP $1.5670 ▲ +2.69% SOL $121.5200 ▲ +3.8%
S&P 500 7,740 ▲0.46 % DOW 51,766 ▲0.81 % NASDAQ 27,077 ▲0.51 % NAFTA 92.17 ▼2.58 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,740 ▲0.46 % DOW 51,766 ▲0.81 % NASDAQ 27,077 ▲0.51 % NAFTA 92.17 ▼2.58 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

“Nuk komentojmë çështje që janë në proces”- Brukseli reagon për çështjen “Hyseni”: Po i ndjekim zhvilli

Komisioni Europian është pyetur për skandalin që ka përfshirë SHISH dhe masën “arrest shtëpie” ndaj Vlora Hysenit.

Zëdhënësi Guillaume Mercier u rezervua të komentonte çështjen konkrete.

Ai shprehu besim të plotë tek aftësia e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar.

“Ne nuk komentojmë çështje që janë në proces, por ajo që mund të themi është se ne i ndjekim nga afër zhvillimet që lidhen me shtetin e së drejtës, veçanërisht reformat në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, fusha në të cilat Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm”, tha Mercier.

Pas rezervës për të folur mbi dosjen, Mercier dha mesazhin e besimit ndaj institucionit që po e heton atë:

“Kemi besim të plotë tek aftësia e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, për të zbuluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin e organizuar.”

Zëdhënësi shtoi se komunikimi me autoritetet shqiptare vijon:

“Në një këndvështrim më të gjerë, ne jemi gjithmonë në kontakt me homologët shqiptarë.”

Ndërsa për vlerësimin më të gjerë të Komisionit Europian mbi situatën, Mercier iu referua raportit të ardhshëm për zgjerimin:

“Sa i përket vlerësimit tonë për situatën, ju e dini që raporti për zgjerimin do të publikohet në javët në vijim.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.