☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.76%
NAFTA 84.82 ▼0.22%
ARI 4,749 ▲1.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
₿ CRYPTO
BTC $79,816 ▲ +2.85% ETH $2,497 ▲ +1.4% XRP $1.5105 ▲ +0.78% SOL $102.1700 ▲ +7.16%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.82 ▼0.22 % ARI 4,749 ▲1.08 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.76 % NAFTA 84.82 ▼0.22 % ARI 4,749 ▲1.08 %
EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105 EUR/USD 1.1680 EUR/GBP 0.8561 EUR/CHF 0.9354 EUR/ALL 92.5356 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3274 EUR/TRY 56.1622 EUR/JPY 185.60 EUR/CAD 1.6105
25 Aug 2026
Breaking
Bota

ANKARA – Bordi i Paqes propozon krijimin e zonës së parë humanitare në Gazë

ANKARA, 8 korrik /ATSH-AFP/ – Bordi i Paqes, i themeluar me mbështetjen e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë, po shqyrton krijimin e një zone të parë humanitare në jug të enklavës palestineze, bëri të ditur një zyrtar.

Sipas tij, zona do të ndërtohej pranë qytetit të Rafahut dhe do të ishte në gjendje të strehonte dhjetëra mijëra palestinezë.

Hyrja do të lejohej vetëm për civilët e paarmatosur, të cilët do t’i nënshtroheshin një procesi verifikimi.

Projekti parashikohet të shërbejë si hapi i parë për vendosjen në funksion të Komitetit Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG), një organ i përbërë nga teknokratë palestinezë që do të merrej me administrimin civil gjatë periudhës së tranzicionit.

Sipas raportimeve të medieve egjiptiane dhe palestineze, Izraeli vazhdon të pengojë hyrjen e këtij komiteti në Rripin e Gazës.

Aktualisht, NCAG operon nga Egjipti.

Siguria e zonës humanitare do të garantohej nga një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi (ISF), e cila është ende në fazën e krijimit nën drejtimin e Bordit të Paqes.

”Banorët e verifikuar do të mund të hynin dhe të dilnin lirisht nga zona”, sipas zyrtarit.

Megjithatë, ideja e krijimit të zonave të tilla humanitare ka ngritur shqetësime në mesin e organizatave humanitare ndërkombëtare, të cilat kanë shprehur rezerva për ndikimin që mund të kenë këto masa mbi lirinë e lëvizjes dhe mbrojtjen e civilëve./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.