☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,675 ▼0.03%
DOW 53,447 ▼0.24%
NASDAQ 26,094 ▼0.22%
NAFTA 82.13 ▼0.28%
ARI 4,647 ▼1.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,053 ▼ -1.49% ETH $2,450 ▼ -0.97% XRP $1.3730 ▼ -6.6% SOL $96.0700 ▼ -1.9%
S&P 500 7,675 ▼0.03 % DOW 53,447 ▼0.24 % NASDAQ 26,094 ▼0.22 % NAFTA 82.13 ▼0.28 % ARI 4,647 ▼1.02 % S&P 500 7,675 ▼0.03 % DOW 53,447 ▼0.24 % NASDAQ 26,094 ▼0.22 % NAFTA 82.13 ▼0.28 % ARI 4,647 ▼1.02 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Kronika

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën “arrest në burg” për Aleks Pepën

Apeli i GJKKO këtë të martë ka marrë vendimin dhe ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” i cili është dënuar më parë për grabitjen në Rinas.

Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, pas shqyrtimit të ankimit të bërë nga dy të hetuarit kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë.

Apeli miratoi vendimin e 14 prillit të këtij viti i cili kishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, si dhe vendimin e datës 6 qershor, që kishte vendosur vazhdimin e kësaj mase.

Pepa bashkë me vëllain e tij Jetmir Pepa akuzohen se kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 07.07.2026, disponoi për çështjen penale nr. 26 akti, datë 29.06.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve A.P (alias Sh.P) dhe I.L: “Ankim kundër vendimit nr. 41, datë 06.06.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

1. Marrjen në pyetje të personave të arrestuar A.P (alias Sh.P) dhe I.L, të arrestuar në zbatim të vendimit Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për caktimin e masës së sigurimit.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, të caktuar me vendimin Nr. 20, datë 14.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasve nën hetim A.P (alias Sh.P) dhe I.L.”, si vijon:

1-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin A. (alias Sh.) P.

2-Miratimin e disponimit nr. 20, datë 14.04.2026 dhe të disponimit nr. 41, datë 06.06.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me të hetuarin I.L”, thuhet në vendim.

Aleks Pepa ka qenë pjesë e grabitjes së regjistruar në qershor të 2016 në aeroportin e Rinasit ku u morën 990 mijë euro. Në 2017 në banesën e prindërve të Aleks Pepës policia gjeti gjetën 50 mijë euro brenda në frigorifer, të cilat ishin paratë që u grabitën në Rinas. Për këtë grabitje ai u identifikua nga fijet e flokëve që i kishin ngelur në kapuçin që gjeti policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.