Ardian Çapja nuk lejohet të marrë pjesë në varrimin e nënës, Drejtoria e Burgjeve i refuzon kërkesën
Ardian Çapja nuk ka mundur të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të nënës së tij, e cila u zhvillua këtë të hënë në orën 14:00.
Pavarësisht kërkesës së bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndaj Policisë së Shtetit për të marrë përsipër shoqërimin dhe masat e sigurisë për dalje të veçantë, kjo e fundit nuk ka kthyer asnjë përgjigje zyrtare.
Për shkak të mungesës së koordinimit dhe konfirmimit nga ana e strukturave të policisë, udhëtimi i Çapjas për të dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij ka qenë i pamundur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.