Sot seanca e Kuvendit – këto janë pikat e rendit të ditës
Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërkaq në rend dite janë disa pika.
Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet nga ora 12:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin dhe emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare,
Miratimi i Fushëveprimit të komisioneve parlamentare për Legjislaturën XI.
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-021 për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-019 për Regjistrimin e bujqësisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.11/L-022 për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore, Veterinës dhe Pylltarisë,
Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Raportin vjetor të Auditimit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2025. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.