☁️
Tiranë 31°C · Vranët 18 August 2026
S&P 500 7,709 ▼0.47%
DOW 53,442 ▼0.03%
NASDAQ 26,357 ▼1.08%
NAFTA 84.00 ▲0.31%
ARI 4,449 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,740 ▲ +1.75% ETH $1,913 ▲ +0.58% XRP $1.0010 ▼ -0.01% SOL $76.8000 ▲ +1.49%
S&P 500 7,709 ▼0.47 % DOW 53,442 ▼0.03 % NASDAQ 26,357 ▼1.08 % NAFTA 84.00 ▲0.31 % ARI 4,449 ▼0.55 % S&P 500 7,709 ▼0.47 % DOW 53,442 ▼0.03 % NASDAQ 26,357 ▼1.08 % NAFTA 84.00 ▲0.31 % ARI 4,449 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Opinion

Argumentet e KPA për konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani

KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit gjatë një vendimi.

Nga: Edmond Hoxhaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA, vendosi më 15 dhjetor të vitit të kaluar të lërë në fuqi konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani, duke vlerësuar se pamundësia financiare e bashkëshortes dhe e prindërve të saj për blerjen e një apartamenti në vitin 2007, para lidhjes së martesës, nuk ishte e mjaftueshme për të sjellë penalizim.

Ky konkluzion erdhi pas qëndrimit përfundimtar të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, se apartamenti ishte blerë para martesës dhe se subjekti nuk kishte kontribuar, duke passjelë mosvlerësimin e pretendimeve të parashtruara në ankim nga Komisionerja Publike, Irena Nino, e cila e lidhte këtë pasuri me gjyqtarin Pollozhani.

KPA rrëzoi shkaqet e tjera të ankimit lidhur me një gjendje cash 1 milion lekë dhe pasaktësitë në deklarime, për të cilat Komisionerja Nino dhe drejtuesi i SPAK, vlerësuan se së bashku me pamundësinë financiare për apartamentin e porositur nga bashkëshortja e subjektit, sillnin shkarkimin e subjektit.

Për apartamentin që zotëron subjekti dhe bashkëshortja e tij në Tiranë, janë deklaruar si burim krijimi kryesor të ardhurat e përfituara nga shitja e një apartamenti të mëparshëm. Ky i fundit është porositur e paguar në vitin 2007 nga bashkëshortja e subjektit dhe prindërit e saj, ndërkohë që kontrata e shitblerjes në vitin 2012 është nënshkruar vetëm nga subjekti e bashkëshortja. Po ashtu, në 2011-ën, kur ata kishin lidhur martesë, kompania ndërtuese u ka kthyer një shumë prej 4.4 milionë lekësh, për arsye se apartamenti i porositur kishte sipërfaqe më të vogël dhe se punimet nuk ishin si ato të përcaktuara në kontratë.

Gjyqtari Pollozhani ka deklaruar se nuk ka kontribuar në pagesën e çmimit të apartamentit të porositur në vitin 2007, çmimi shitjes së të cilit ka shërbyer për blerjen në vitin 2014 të banesës aktuale.

Komisonerja Publike e ka ankimuar konkluzionin e KPK për këtë pasuri, duke argumentuar se shpjegimet e subjektit nuk janë bindëse dhe nuk arritën të provonin të kundërtën e barrës së provës, lidhur me mbulimin me të ardhura të ligjshme të apartamentit të porositur në vitin 2007 nga bashkëshortja dhe prindërit e saj para martese.

Komisionerja publike Irena Nino argumentoi se subjekti kishte detyrimin për justifikimin e burimit të krijimit të aprtamentit të porositur në 2007-ën, përderisa kontrata e shit-blerjes e vitit 2012 është nënshkruar edhe prej tij, si dhe për faktin se kjo pasuri ishte regjistruar në bashkëpronësi me bashkëshorten, me pjesë takuese 50% secili. Po ashtu, Nino nënvizoi se të ardhurat nga shitja e atij apartamenti, janë deklaruar se kanë shërbyer për blerjen e shtëpisë që zotërojnë aktualisht.

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani konfirmoi qëndrimin e Komisioneres Publike gjatë parashtrimeve, ndërsa në konkluzionet përfundimtare pranoi se kjo pasuri është krijuar nga familja e bashkëshortes së subjektit, para lidhjes së martesës ligjore në korrik të 2008-ës dhe se pamundësia financiare, e vetme nuk mund të sillte penalizim.

Subjekti i rivlerësimit, mbajti të njëjtin qëndrim ashtu si në KPK, duke argumentuar se ai dhe personi i lidhur janë njohur për herë të parë në fundvitin 2005. Ai shpjegoi se ushtronin veprimtarinë e tyre profesionale në qytete të ndryshme dhe frekuentimi i ndërsjellë ka qenë i kufizuar në kohë dhe se tematikat e bisedave mes tyre nuk kanë pasur të bëjë asnjëherë me vendimmarrjet apo planet pasurore të prindërve të tyre.

Po ashtu, ka pohuar se bashkëjetesa faktike ka filluar vetëm në muajin shtator të vitit 2008, kur bashkëshortja u emërua si mjeke pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë dhe ata u vendosën në banesën e prindërve të saj në kryeqytet.

Lidhur me përfitimin e statusit në bashkëpronarit të apartamentit të blerë në 2007-ën, subjekti ka shpjeguar se kjo ka ndodhur për arsye se në momentin e formalizimit të titulllit të pronësisë së asaj pasurie, ishte i martuar me pronaren de facto. Por, sipas tij, kjo nuk implikon automatikisht bashkëinvestim në të njëjtën masë financiare.

Trupi gjykues i KPA konstaton se, drejtuesi i SPAK, vlerësoi në përfundim se apartamenti i porositur në vitin 2007, ishte krijuar nga familja e bashkëshortes së subjektit, para lidhjes së martesës ligjore mes tyre. Për rrjedhojë, është çmuar se pretendimi i Komisioneres Publike për pamundësinë e burimeve të ligjishme nuk duhet të jetë pjesë e vlerësimit, për sa kohë që përfaqësuesi i drejtuesit të SPAK arriti në konkluzionin se ajo pasuri ishte krijuar para lidhjes së martesës ligjore mes subjektit dhe bashkëshortes së tij.

Megjithatë, Kolegji ka analizuar mundësinë financiare të bashkëshortes së subjektit dhe prindërve të saj, prej nga ka rezultuar bilanc negativ. Pamundësia financiare është vlerësuar prej Kolegjit në aplikim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit, pasi është konkluduar se subjekti nuk ka kontribuar për blerjen e apartamentit në vitin 2007.

Në vlerësim janë mbajtur në konsideratë rrethanat në të cilat bashkëshortja dhe prindërit e saj kanë ushtruar aktivitetin tregtar për periudhën 1996-2007, që sugjerojnë për ekzistencën e të ardhruave në vlerë më të madhe nga sa janë provuar ligjërisht. Sipas KPA, ato të ardhura duhet të kenë afektuar situatën financiare të familjes, duke bërë të mundur pagesën për apartamentin në 2007-ën, me burimet financiare të tyre.

“Pavarësisht problematikës që ka rezultuar si pasojë e analizës financiare për provueshmërinë e ligjshmërisë së të ardhurave të personit të lidhur dhe prindërve të saj që kanë shërbyer si burime financiare për blerjen e kësaj pasurie, nga hetimi administrativ në Komision dhe gjatë gjykimit në Kolegj, nuk u ngritën dyshime për krijimin e këtyre të ardhurave nga aktivitete të kundërligjshme”, shprehet Kolegji që i referohet në këtë vlerësim edhe qëndrimit të drejtuesit të SPAK, i cili çmoi se gjyqtari Pollozhani nuk mund të penalizohej prej aanalizës financiare të apartamentit të blerë në 2007-ën, para martesës.

KPA e rrëzoi si të pabazuar dhe shkakun e ankimit, sipas të cilit subjekti i rivlerësimit ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm lidhur me shpenzimet e mobilimit për apartamentet në pronësi të tij. Trupi gjykues i Kolegjit vlerëson se subjekti nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për deklarim të pasaktë të këtyre shpenzimeve në deklaratën e pasurisë rivlerësimit, të cilat janë deklaruar në mënyrë vullnetare dhe jo në kuadër të një detyrimi ligjor.

Po ashtu, arsyetohet se mospërputhja e deklaruar në vlerat e shpenzimeve të mobilimit dhe burimeve të deklaruara për mbulimin e tyre gjatë hetimit administrativ në Komision, në raport me deklarimin në shpjegimet e dhëna në ILDKPKI në vitin 2014, nuk ka dhënë asnjë pasojë në kontrollin e pasurisë, pasi ato shpenzime janë përllogaritur në vlerën më të lartë të deklaruar nga subjekti i rivlerësimit. Për rrjedhojë, kjo rrethanë është vlerësuar se nuk mund të sjellë penalizim.

Nino dhe drejtuesi i SPAK konstatuan mospasqyrimin nga ana e subjektit në deklaratat periodike të një gjendje cash në shumën 1 milion lekë. Po ashtu, u pretendua se nuk mbulohej me burime të ligjshme shuma 4.4 milionë lekë e deklaruar si burim për cashin, vlerë që sipas subjektit i’u është kthyer për punime të pakryea nga shoqëria ndërtyese, si diferencë mes çmimit të paguar në kontratën e porosisë në 2007 dhe atij të shënuar në atë të shitblerjes në vitin 2012.

Kolegji konstaton se nga ana e Komisioneres Publike nuk është vënë në dyshim përfitimi i shumës 4.4 milionë lekë, por vetëm ekzistenca e saj si likujditet cash për shkak të mungesës së deklarimeve të subjektit të rivlerësimit në fund të vitit 2012, si dhe mosjustifikimi i saj me burime të ligjshme.

KPA vlerëson se ankuesi e ka humbur mundësinë për të ngritur shkak ankimi lidhur me përfitimin e kësaj shume dhe për rrjedhojë nuk mund ti nënshtrohet gjykimit në Kolegj.

Ndërkohë, është verifikuar mundësia e subjektit dhe e bashkëshortes për krijimin e gjendjes cash në shumën 1 milionë lekë, ku nga analiza e kryer në Kolegj ka rezultuar bilanc pozitiv.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.