☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,708 ▼0.48%
DOW 53,392 ▼0.13%
NASDAQ 26,381 ▼0.99%
NAFTA 84.33 ▲0.7%
ARI 4,422 ▼1.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,810 ▲ +1.07% ETH $1,919 ▲ +0.55% XRP $1.0024 ▼ -0.18% SOL $77.0600 ▲ +1.26%
S&P 500 7,708 ▼0.48 % DOW 53,392 ▼0.13 % NASDAQ 26,381 ▼0.99 % NAFTA 84.33 ▲0.7 % ARI 4,422 ▼1.16 % S&P 500 7,708 ▼0.48 % DOW 53,392 ▼0.13 % NASDAQ 26,381 ▼0.99 % NAFTA 84.33 ▲0.7 % ARI 4,422 ▼1.16 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
roze

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo i japin fund thashethemeve për krisjen mes tyre

Ariana Grande dhe Cynthia Erivo duket se kanë vendosur t’u japin fund thashethemeve për një krisje mes tyre, duke dhuruar një moment emocionues në skenën e koncertit të Grande në Londër.

Këngëtarja 33-vjeçare surprizoi fansat në ndalesën e radhës të turneut të saj “Eternal Sunshine”, duke ftuar në skenë bashkë-yllin e saj nga “Wicked”, Cynthia Erivo.

Dyshja performoi së bashku në skenën e O2 Arena, duke kënduar këngën “For Good” nga filmi i vitit 2025 Wicked: For Good, si edhe një version të hitit të Barbra Streisand, “Get Happy/Happy Days Are Here Again”.

Performanca u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët vunë re afrimitetin mes dy artisteve. Grande dhe Erivo shkëmbyen buzëqeshje gjatë gjithë performancës, u përqafuan dhe në një moment Ariana i puthi dorën koleges së saj.

Dyshja ka krijuar një lidhje të fortë gjatë punës së përbashkët në filmat “Wicked”, ku Grande interpreton Glinda, ndërsa Erivo luan rolin e Elphaba-s. Gjatë promovimit të filmave, dy aktoret janë parë shpesh duke u kapur për dore, gjë që Erivo e ka shpjeguar si një mënyrë të tyre për të komunikuar dhe për të ruajtur lidhjen.

“Ne ecim shumë shpesh dorë për dore”, kishte thënë Erivo në vitin 2024, duke shtuar se ndonjëherë një shtrëngim i dorës mjafton që ato të kuptojnë njëra-tjetrën pa thënë asnjë fjalë.

Edhe Grande ka folur më herët për marrëdhënien e tyre, duke thënë se të dyja janë përpjekur të ruajnë lidhjen edhe pasi përfunduan xhirimet e filmave.

Thashethemet për një krisje mes tyre u shtuan pasi dy aktoret nuk u shfaqën më aq shpesh së bashku pas përfundimit të fushatës promovuese të Wicked. Erivo i mohoi këto zëra dhe në maj deklaroi se ajo dhe Grande komunikojnë çdo ditë përmes mesazheve.

Madje, Erivo kishte reaguar edhe ndaj spekulimeve se dyshja mund të ishin në një lidhje romantike, duke i cilësuar këto hamendësime si një “fantazi e çuditshme” nga ana e publikut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.