☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,770 ▲ +1.62% ETH $1,619 ▲ +4.04% XRP $1.1225 ▲ +2.26% SOL $64.3300 ▲ +3.24%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

Sot në 4 qershor mbahet në Tiranë Bread and Heart Festival, një ngjarje europiane, që bashkon në kryeqytetin shqiptar, për të dytin vit radhazi, arkitektë të mirënjohur nga bota.

Arkitektët e pranishëm në këtë festival vijnë nga Europa, Azia, Amerika e Veriut dhe Amerika e Jugut, që punojnë në Shqipëri.

Ata janë në Shqipëri për të ndarë eksperiencat, për të diskutuar sfidat e zhvillimit urban e social të ditëve të sotme, si edhe për të kontribuar në formulimin e politikave dhe masave në funksion të transformimit të madh të vendit tonë, si Europa e Ballkanit.

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama tha se arkitektët janë foshnjët e preferuar të Zotit. Shtoi se arkitektura duhet të bashkëjtojë me natyrën.

“Ju e dini respektin që kam për arkitektët. Arkitektët janë foshnjet e privilegjuara të Zotit. Nuk do jetonim në një qytet, nëse nuk do kishte arkitektë pas tij. Unë i besoj arkitekturës, si diçka që shkon shumë përtej asaj që shohim si prani fizike. Arkitektura dhe ruajtja e natyrës mund të shkojnë dhe bashkë. Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën. Duhet të mendojmë që të kemi ndërtesa të bukura, por edhe natyra të ruhet në mënyrë perfekte”, tha Rama.

Më tej, falënderoi disa nga arkitektët e pranishëm në këtë festival. Në fund, tha se një nga arkitektët më të mirë në botë ishte mahnitur nga Shqipëria, sesi ishte transformuar në arkitekturë.

“Unë dua të falënderoj arkitektët e mirënjohur në këtë festival, ndihem i përulur përpara tyre. Është e jashtëzakonshme sesi ju arrini ta zhvilloni një qytet. Duke ju falënderoj shumë, që i keni besuar kësaj përpjekjeje, jeni këtu dhe e di se në fillim ishit kureshtarë të më shikonit mua, ndërsa tani ju bën Shqipëria të ktheheni.

Në fund, dua të them se kam pasur sulme edhe të egra politike, kuptohet. Por, ia vlejnë të përballosh këto sulme, që të ecësh përpara. Një nga arkitektët më të mirë në botë më ka thënë “Uaauu”,pra ishte magjepsur nga Shqipëria”, përfundoi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.