🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,648 ▼1.41%
DOW 52,747 ▼0.21%
NASDAQ 26,011 ▼2.59%
NAFTA 98.92 ▲1.82%
ARI 4,060 ▼2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,084 ▼ -4.18% ETH $2,366 ▼ -5.94% XRP $1.3125 ▼ -5.28% SOL $103.3600 ▼ -4.82%
S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 % S&P 500 7,648 ▼1.41 % DOW 52,747 ▼0.21 % NASDAQ 26,011 ▼2.59 % NAFTA 98.92 ▲1.82 % ARI 4,060 ▼2.18 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Politika

“Paketë masash për studentët”- Zv/ministrja Manjani zbardh lëvizjet e Qeverisë: Bazohet në katër shtylla, synon të m

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani deklaroi se mazhoranca do të ndërmarrë një paketë masazh, që i përgjigjet studentëve.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Manjani u shpreh se kjo paketë bazohet në 4 shtylla. Sipas saj, do të synohet zgjerimit i programit të punësimit për të rinjtë, teksa për çiftet e reja do të jepet kredi me interes zero për qind, për blerjen e një banese.

Ministrja deklaroi se përcaktimi i pagave minimale, do të jetë referuese sipas nivelit arsimor të studentëve.

Ndër të tjera, zëvendës ministrja nënvizoi se do të krijohet një sistem më transparent për të rinjtë.

“Edhe unë i kam ndjekur me shqetësim ngjarjet e ditëve të fundit. Dallimet nuk janë ato që duhet të na largojnë nga njëri-tjetri, të komunikojmë, të dëgjojmë. Një nga parimet më të rëndësishme është që jo domosdoshmërisht duhet të mendojmë njësoj për të bashkëjetuar. Pranojmë të kemi mendime ndryshe. Shoqëria ka nevojë për më shumë dialog. Edhe të rinjtë që protestojnë sot, kanë të drejtën të protestojnë, por edhe të kenë përfaqësi për dialog, për të ardhmen e vendit. Të krijojmë hapësira reale për dialog. Pretendimet janë të qenësishme, qëllimi është që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre atje ku ata duan të jetojnë. Paketa e masave bazohet në 4 shtylla. E para lidhet me punësimin, para dhe gjatë studimeve. Paralelisht, synohet zgjerimi i programit të nxitjes së punësimit, me 5 mijë të rinj. Shtylla e dytë lidhet me pavarësimin ekonomik dhe strehimin e tyre. Çiftet e reja, do kenë kredi me zero për qind për profesionistët e rinj, dhe 3 për qind për familjet e reja.

Shtylla e tretë lidhet me vlerësimin e arsimit dhe mundësitë e barabarta. Përcaktimi i pagave minimale që do jetë referuese sipas nivelit të tyre arsimor. Së fundmi, të krijohet sistem më transparent për të rinjtë. Duke shoqëruar me përmirësimin e kuadrit ligjor për punësimin e të rinjve. Kjo paketë synon fillimisht të mbështesë 10 mijë të rinj. Në skenarin optimal, kjo paketë synon të mbështesë 16 mijë të rinj. Parashikohet financim shtesë 26-27 milionë euro në vit”, theksoi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.