🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.67 ▼17.07%
ARI 4,819 ▲2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,746 ▲ +4.83% ETH $2,248 ▲ +7.81% XRP $1.3792 ▲ +5.44% SOL $84.3300 ▲ +6.6%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.67 ▼17.07 % ARI 4,819 ▲2.86 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.67 ▼17.07 % ARI 4,819 ▲2.86 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Europa

Armëpushimi mes SHBA dhe Iranit, bien ndjeshëm çmimet e naftës, nën 100 USD për fuçi.

Çmimet globale të naftës pësuan një rënie të fortë, ndërsa tregjet financiare reaguan pozitivisht pas njoftimit për një armëpushim të përkohshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të bërë publik nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Sipas raportimeve, çmimi i naftës ra me rreth 14–15%, duke zbritur nën nivelin e 100 dollarëve për fuçi. Rënia vjen si rezultat i uljes së frikës për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, një rajon kyç për furnizimin global me energji.

Në të njëjtën kohë, tregjet e aksioneve në Evropë dhe Azi shënuan rritje, pasi investitorët reaguan me optimizëm ndaj zhvillimeve të fundit. Megjithatë, kompanitë e sektorit energjetik pësuan rënie në vlerë, si pasojë e uljes së çmimeve të naftës.

Armëpushimi, i cili pritet të zgjasë rreth dy javë, lidhet ngushtë me përpjekjet për të garantuar sigurinë e transportit të naftës, veçanërisht në rrugë strategjike si Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e furnizimit global.

Pavarësisht reagimit pozitiv të tregjeve, analistët paralajmërojnë se situata mbetet e brishtë. Armëpushimi është i përkohshëm dhe varet nga zhvillimet në terren, ndërsa negociatat mes palëve pritet të vazhdojnë.

The post Armëpushimi mes SHBA dhe Iranit, bien ndjeshëm çmimet e naftës, nën 100 USD për fuçi. Rriten tregjet e aksioneve appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.