Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 13 August 2026
S&P 500 7,749 ▲0.26%
DOW 53,770 ▼0.04%
NASDAQ 26,588 ▲0.54%
NAFTA 82.21 ▼1.27%
ARI 4,462 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
₿ CRYPTO
BTC $63,414 ▼ -0.58% ETH $1,874 ▼ -0.57% XRP $1.0034 ▼ -1.66% SOL $75.5600 ▼ -1.19%
S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.21 ▼1.27 % ARI 4,462 ▼0.13 % S&P 500 7,749 ▲0.26 % DOW 53,770 ▼0.04 % NASDAQ 26,588 ▲0.54 % NAFTA 82.21 ▼1.27 % ARI 4,462 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068 EUR/USD 1.1534 EUR/GBP 0.8541 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 93.0255 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3239 EUR/TRY 55.1038 EUR/JPY 183.72 EUR/CAD 1.6068
13 Aug 2026
Breaking
Kronika

Aksidentet fatale/ Shtohen viktimat këmbësorë, në dy muaj humbën jetën 11 persona, 3 prej tyre fëmijë

Rritja e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen gjatë muajve të fundit po ngre shqetësim të madh. Alarmante mbetet shtimi i rasteve ku viktima janë këmbësorët, mes tyre edhe fëmijë. Vetëm gjatë këtyre dy muajve janë shënuar të paktën 11 viktima këmbësorë në aksidente rrugore. Ekspertët e sigurisë rrugore kërkojnë më shumë kontrolle dhe ndërgjegjësim për të parandaluar tragjedi të tjera.

“Dy muajt e fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e aksidenteve rrugore me pasojë vdekjen. Megjithatë, edhe më shqetësues mbetet fakti se është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve ku viktima janë këmbësorët, pra qytetarët”.

Aksidentet fatale të regjistruara gjatë muajve prill dhe maj kanë evidentuar një fenomen alarmant, shtimin e rasteve kur drejtuesit e automjeteve përplasin këmbësorë, shpesh në zona të banuara apo pranë institucioneve arsimore. Vetëm gjatë këtyre dy muajve janë shënuar të paktën 11 viktima këmbësorë në aksidente rrugore, pra qytetarë që lëvizin në rrugë apo trotuare dhe jo drejtues apo pasagjerë automjetesh.

Mes viktimave ka edhe fëmijë. Tre prej tyre kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Dy të mitur humbën jetën në aksidentin e rëndë në Durrës, ku një drejtues automjeti në gjendje të dehur i përplasi teksa ata ndodheshin në trotuar. Ndërsa rasti më i fundit u regjistrua në Elbasan, ku regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje një 7-vjeçar pranë shkollës së fshatit Mengël.

Ekspertët e sigurisë rrugore thonë se situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke nisur nga shtimi i kontrolleve për shpejtësinë dhe përdorimin e alkoolit, deri te rritja e sigurisë pranë shkollave dhe zonave të banuara. Sipas tyre, mungesa e kujdesit dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit po kthehen çdo ditë në rrezik serioz për jetën e qytetarëve.

Ekspertët apelojnë për më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga drejtuesit e automjeteve, në mënyrë që të parandalohet përsëritja e ngjarjeve të tilla tragjike në rrugët e vendit, sidomos gjatë muajve të verës, kur qarkullimi në rrugë bëhet edhe më i lartë./A2

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.